9.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

E ardhmja e Turqisë dhe Erdoğanofobia e Perëndimit

Më të lexuarat

Nga Ahmed Al-Burai

Mediat perëndimore e kanë portreziuar referendumin si një grabitje pushteti nga Erdogani, por kushtetutës në Turqi i nevojitet me çdo kusht ky lloj ndryshimi.

Më 21 janar të këtij viti, parlamenti turk miratoi ligjin për ndryshimin e kushtetutës me 339 vota. Pra nëntë më shumë nga 330 të nevojshmet.

Megjithatë, lideri i partisë më të madhe opozitare turke, Kemal Kiliçdaroğlu, e ka përshkruar votimin si “një tradhëti ndaj parlamentit”. Ai u betua se “Turqit kanë për ta penguar komplotin e ngritur me pabesi në parlament”.

Bëhet fjalë për një proces publik, demokratik, të hapur e transparent, por mbi të gjitha kushtetues, gjatë të cilit ligjvënësit turq i miratuan 18 nene për ndryshime kushtetuese të propozura nga partia në fuqi, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe përkrahësit e Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP). Tani e gjithë paketa do të shkojë në një referendum ku vendimin përfundimtar do ta marrë populli turk.

Pavarsisht këtyre krakteristikave të pameta demokratike, përsëri mediat europiane dhe ndërkombëtare kanë ndërmarrë një fushatë të egër, e cila ka si qëllim të dëmtojë imazhin e Turqisë duke pohuar se vendi po rrëshqet drejt tiranisë dhe diktaturës së një njeriu të vetëm.

“Goditje poshtë brezit”

Artikuj me tituj si “Ja se si një ndryshim kushtetues mund t’i japë fund republikës në Turqi”, “Diktatori i zgjedhur turk”, “Thjeshtë një hap pranë diktaturës”, “ A do ta vrasë referendumi presidencial demokracinë në Turqi?”, “Turqia duke u përballur me përçarjen nën Erdoganin, gjen një armik në Europë”, i japin përshtypjen lexuesit se Turqia nga një fener demokracie është duke u shndërruar në mënyrë drastrike në një vend të prapambetur mesjetar.

Në artikullin e tij, “Turqia përballë putinizimit”, gazetari i Le Monde për Turqinë, Marie Jego, tregon se nëse votohet pro nenit atëherë mandati i Erdoganit do të peshojë më shumë se mandati i parlamentit, duke e bërë atë të ngjashëm me Putinin e Rusisë.

Turqia është duke u qeverisur nga një kushtetutë e cila është hartuar pas grushtit të shtetit të vitit 1980 nga junta ushtarake që rrëmbeu demokracinë e vendit.

Nga ana tjetër, Frank Nordhausen i gazetës gjermane Berliner Zeitung, e titullon artikullin e tij “Turqit marrin një goditje poshtë brezit”. Ai pohon se sipas një sondazhi vetëm 15 për qind e votuesve turq e kanë njëfarë ideje për ndryshimet që do të pasojnë referendumin. Madje, ai shkon deri aty sa pohon se është përhapur një gjendje paniku mes turqve të cilët friksohen se mund të burgosen nëse nuk votojnë pro.

Nordhausen gjithashtu e vë në dyshim ligjshmërinë e një referendumi që mbahet nën një gjëndje të jashtëzakonshme pas grushtit të shteti të 15 korrikut. Ironikisht, parlamenti francez ka votuar për shtyerjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri pas zgjedhjeve të viti të ardhshëm të 15 korrikut.

Erdoğanofobia

Me pak fjalë, të gjitha këto artikuj pohojnë se sistemi presidencial i propozuar përmban të gjithë elementët që do ta çonin Turqinë nga një model i një shteti thelbësisht pluralist, demokratik dhe ku zbatohet ligji, në një shtet ku sundon diktatura e shumicës. Vazhdimisht e përshkruajnë Erdoğanin si një lider i cili e përdor fuqinë e tij të ligë për të vendosur autokracinë duke përdorur mjete demokratike.

Të bën pështypje kur shikon shkallën e përgjithësimit që mbizotëron në mediat e mëdha perëndimore. Ideja e hegjemonisë së Erdoğanit u mor menjëherë nga një numër i madh mediash të tjera, të cilat nisën të përhapin falsitete, supozime mashtruese dhe informacione të shtrembëruara në lidhje me paketën kushtetuese.

Partia e Erdoğanit, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) erdhi në pushtet në vitin 2002, e që prej asaj kohe ka qenë nismëtare e 10 ndryshimeve në lidhje me kushtetutënn e vitit 1982. Është e habitshme që Turqia drejtohet nga një kushtetutë që është hartuar pas grushtit të shtetit ushtarak më 12 shtator 1980 nga junta ushtarake, e cila rrëmbeu demokracinë e vendit. Kjo kushtetutë, e shkruar nga një grup puçistësh, nuk mund të përballet me ringjalljen e re turke. Ajo që e bën të veçantë kushtetutën e ardhshme është se ajo sjell një ndryshim në sistemin qeverisës.

Të gjitha ato medja frikënxitëse e kanë bazuar kritikën e tyre kryesisht ndaj përsonalitetit të Erdoğanit e jo ndaj ndryshimeve kushtetuese. Për më tepër, ata nuk kanë treguar asnjë shqetësim ndaj interesit publik kombëtar apo dinamikave demokratike.

Ja pse duhet te ndryshojë kushtetuta, Erdoğani ka deklaruar vazhdimisht se sistemi aktual i qeverisjes në Turqi është i pa efetshëm thjeshtë sepse nuk i përgjigjet nevojës së rritjes së shpejtë të vendit.

Projekt-ligji kushtetues është një nevojë e domosdoshme për disa arsye: teorikisht, Turqia është sistem parlamentar. Por praktikisht, ajo është gati-presidenciale dhe gjysëm-parlamentare. Kjo natyrë hibride i ka krijuar probleme të medha historisë bashkëkohore të Turqisë.

Sistemi presidencial do t’i jepte fund delemës së gjatë kushtetuese të dyzimit të pushtetit ekzekutiv dhe mbivendosjes midis kryeministrisë dhe presidencës.

Sistemi parlamentar në Turqi nuk ka funksionuar. Një sistem presidencial do t’i siguronte vendit stabilitet politik dhe do ta shpëtonte qeverinë nga makthet e humbjes se besimit të publikut.

Do ta shpëtojë vendin nga qeveritë e koalicionit, të cilat nuk i kanë sjellë ekonomisë turke veçse stanjacion, nivel të lartë inflacioni dhe falimentim. Gjithashtu, sistemi i ri do t’i japë ekzekutivit (presidentit) mundësinë për të rekrutuar komponentë profesionistë dhe teknokratë që nuk janë të lidhur me ndonjë parti.

Sidoqoftë, arsyeja kryesore pse duhet të ndryshojë kushtetuta është nëvoja urgjente e Turqisë për të pasur mundësinë e marrjes së vendimeve ekzekutive të shpejta për të luftuar kërcënimin e madh me të cilin po ballafaqohet vendi. Partia në pushtet ka mjaft eksperiencë me pafuqinë e parlamentit, i cili ka dështuar vazhdimisht të shuajë trazirat në rritje në vend dhe në rajon si pasojë e burokracive.

Një qëndrimi i pa pjekur

Lideri i partisë kryesore opozitare, Kemal Kılıçdaroğlu, përsërit një fjali të vetme gjatë të gjitha mitingjeve të tij: “Kjo nuk është një lëvizje për të ndryshuar sistemin, por një përpjekje për të futur udhëheqjen e një njeriu të vetëm.”

Çuditërisht, Kılıçdaroğlu ka deklaruar së fundmi se ai është kundër ndryshimeve të propozuara pasi do të dilnin mosmarrëveshje nëse kryeministri dhe presidenti do të ishin nga parti të ndryshme politike. Tani ose Kılıçdaroğlu po dezinformon publikun ose atij i mungojnë njohuritë më bazike: sistemi i ri nuk do të ketë fare kryeministër.

Partitë opozitarë kanë pasur mjaftueshëm shanse për të ofruar alternativën dhe qëndrimet e tyre gjatë sesioneve të komisionit kushtetues në parlament, por e humbën rastin për shkak të kundërshtisë së tyre të pajustifikuar.

AKP-ja u ka ofruar dy mundësi ta arta: e para, numri i anëtarëve kushtetues ishte shpërndarë në mënyrë të barabartë midis katër partive politike, pavarësisht madhësisë së tyre në parlament. Pra, AKP-ja që ka shumicën absolute me 317 deputetë përfaqësohej nga i njëjti numër anëtarësh si një parti që kishte vetëm 40 deputetë.

Së dyti, dihet shumë mirë se Erdoğani vazhdimisht ka sugjeruar që partia kryesore opozitare (CHP) të dilte me versionin e saj të kushtetutës në mënyrë që diskutimet dhe negociatat të ecnin përpara.

Por kjo nuk ndodhi asnjëherë pasi CHP-ja e din se argumentimet e saj nuk pijnë ujë. Pa dyshim, kjo nuk është çështje e “checks and balances” apo problem i ndarjes së pushteteve. Por, ka të bëjë me shqetësimin e madh që ka opozita për të ardhmen e vet politike. Ata janë plotësisht të vetëdijshëm se nëse votuesit e miratojnë paketën kushtetuese të propozuar, shanset e tyre që të vijnë një ditë në pushtet do të zhduken totalisht. Kjo pasi shanset që ata të nxjerrin një figurë të rëndësishme që të mund të përballet me Erdoğanin janë pothuajse zero.

Demokracia na dikton se populli e ka të drejtën ta thotë fjalën e fundit. Është detyra e partive politike, intelektualëve dhe mediave që të ndërgjegjësojnë votuesit dhe të sigurohen që të gjithë të kenë informacionin e duhur në mënyrë që të mund të marrin një vendim të lirë dhe demokratik.

Autori është pedagog në Universitein Aydin të Stambolllit. Ka punuar për BBC-në, dhe LA Times në Gaza. Momentalisht banon në Stamboll dhe është kryesisht i interesuar në çështjet e Lindjes së Mesme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit