Një intervenim i vështirë kirurgjik është realizuar sot në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.
Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur se në sallën e Kirurgjisë Abdominale, një pacientit 62-vjeçar i është hequr një masë e madhe tumorale me peshë prej tetë kilogramësh.
“Në sallen e Kirurgjisë Abdominale në Spitalin e Përgjithshëm Mitrovicë, një pacientit 62 vjeçar i hiqet masë e madhe tumorale me madhësi 25×13 cm me peshë 8 kg i cili kishte zënë gati gjysmën e barkut”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Spitalit.
Po ashtu, është bërë e ditur se pacienti është në gjendje të mirë, stabile dhe që së shpejti pritet që të lirohet për në shtëpi.