22.5 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Izraeli zbut bllokadën ndaj Gazës, lejon të hyjnë më shumë mallra dhe pajisje

Më të lexuarat



Ushtria izraelite tha në një deklaratë se pas vlerësimit të situatës së sigurisë, Izraeli mori masa ekonomike në brezin e Gazës për të përmirësuar kushtet humanitare
Abdel Ra’ouf D. A. R. Arnaout
Izraeli do të lejojë që më shumë mallra dhe pajisje të hyjnë në Gaza që nga e enjtja për projekte civile dhe ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se pas vlerësimit të situatës së sigurisë, Izraeli mori masa ekonomike në brezin e Gazës për të përmirësuar kushtet humanitare.

Njoftimi erdhi pasi qindra palestinezë u mblodhën pranë kufirit izraelit të mërkurën, duke kërkuar që Izraeli të heqë bllokadën e tij dërrmuese.

Në deklaratë theksohet se lehtësimi i kufizimeve përfshin importimin e mallrave dhe materialeve për projektet e organizatave ndërkombëtare në Gaza, lejimin e hyrjes së automjeteve të reja në Gaza dhe lejimin e tregtisë së arit midis Gazës dhe Bregut Perëndimor. Biznesmenët nga Gaza do të marrin gjithashtu 1.000 leje daljeje shtesë.

Ushtria izraelite tha se lehtësimi i kufizimeve është i kushtëzuar me sigurinë dhe stabilitetin.

Gjatë ofensivës izraelite në Gaza në maj, Izraeli vendosi kufizime të rënda për importimin e mallrave në Gaza, veçanërisht materialet e ndërtimit, duke shkaktuar një krizë shtesë ekonomike në Gazën e bllokuar.

Derisa Izraeli këmbëngul në lirimin e ushtarëve të tij të zhdukur në këmbim të rindërtimit të Gazës, grupi Hamas, i cili qeveris në Gaza që nga viti 2007, thotë se çështja e ushtarëve është e lidhur me shkëmbimin e të burgosurve.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit