Dr. Ebu Emîneh Bilal Philips
A keni qenë ndonjëherë viktimë e termit “homofob” ngaqë keni kundërshtuar sjelljen homoseksuale, pavarësisht se qëndrimi juaj ka qenë ai i mospajtimit parimor?
Çka, në fakt, përfaqëson ky term?
Deri në çfarë mase i trajton ky term mendimet e atyre që e hedhin atë dhe deri në çfarë shkalle prek viktimën e tij psikologjikisht?
Sipas mendimit tonë, termat si “homofob” dhe “fundamentalist” nuk janë sajuar për të shqyrtuar një të vërtetë evidente, por janë sajuar për të armatosur masat injorante e syleshe me armë verbale ad hominem (Latinisht: ndaj personit) që merr në konsideratë ndjenjat apo paragjykimet më parë sesa intelektin; sulmim ndaj karakterit të kundërshtarit më parë sesa përgjigje ndaj pohimeve të bëra. , me qëllim që të bëhet atentat në karakterin e kujtdo që sfidon normat e shpikura shoqërore.
Shumë prej nesh nënvlerësojnë fuqinë e lojës me fjalë dhe efektet dëmtuese psikologjike që kjo mund të ketë në individin apo në tërë shoqërinë. Maja e një fjale e punuar mjeshtërisht mund të zhytet thellë në indin mental të njeriut dhe të lërë mbresa që zgjasin tërë jetën.
Kështu, fraza metonimike “penda është më e fuqishme se shpata” mbart një të vërtetë evidente të cilës sot i jepet pak rëndësi nga ana e shumicës së shpirtrave konfuzë. Shumica do të parapëlqenin të jenë të bindur se këta emra askurrë s’do t’u bëjnë dëm atyre.
Mirëpo, ky mit kurrë s’bën të lejohet të lërë shtëpinë e ninullave, sepse emrat dëmtojnë dhe kanë mundësinë të minojnë krejtësisht një person dhe argumentet e tij, gjë që mund të rezultojë me vendosjen e viktimave të tyre (emrave) në kuti përçmuese të ujdisura fort mirë.
Do të mundohemi të analizojmë anatominë e këtij termi dhe ta vejmë në pah ashtu siç në të vërtetë është dhe të tregojmë çfarë ai në të vërtetë përfaqëson.
Shumë nga këta terma të kohës së re që po qarkullojnë sot, janë riintepretuar me synimin për të margjinalizuar këdo që kundërshton atmosferën e relativizmit moral, duke u justifikuar ekzistenca e tyre me tiparin e vetëm se ato së jashtmi u përngjajnë fjalëve nga të cilat janë përftuar dikur.
Shembull klasik i kësaj është kampioni i pamposhtur i termeve të sajuar ad hominem – “homofobia”, përkufizimi i të cilit është përshtatur në:”Frikë e paarsyeshme apo antipati ndaj homoseksualëve dhe homoseksualizmit”.
Pra, ata ngjitën parashtesën “homo” në termin klinik “fobia”, mandej ofruan për të një përkufizim të volitshëm dhe hazërxhevap! Prej dy fjalëve të pastra paligjshëm lindet një fjalë e tretë dhe mandej përdoret si një raketë verbale, në mënyrë që ata të pozicionohen në fushëbetejën e tyre ideologjike e cila ka shtrirje të gjerë në gazeta, tabloide, webfaqe, libra, dhe televizion.
Le të shohim prapë në përkufizimin themelor të “homofobisë” dhe të mundohemi të vërejmë fjalën operative në përshkrimin e:”Frikë e paarsyeshme apo antipati ndaj homoseksualëve dhe homoseksualizmit”.
A e vërejtët?
Termi operativ është “e paarsyeshme”, dhe kjo fjalë vetvetiu ofron pelten për të lëmuar të çarat e dy fjalëve të shkëputura (homo/fobia). Aq kritike për përkufizimin e këtij termi është shprehja “e paarsyeshme”, saqë, sikur ajo të hiqej, do të shkaktonte shembje të njëhershme të tërë përkufizimit të tij dhe të çdo raporti me një fobi. Prandaj, le të shkojmë më tutje dhe të analizojmë përkufizimin e një fobie.
Fjala “fobi” do të thotë:”Frikë e paarsyeshme, e vazhdueshme ndaj një objekti të veçantë, ndaj një aktiviteti a situate që çon në një dëshirë imponuese për t’iu shmangur asaj”. Për shembull, disa njerëz kanë një frikë jonormale nga lartësia (akrofobi). Të tjerë kanë një frikë jonormale nga merimangat (araknofobi). Dhe të tjerë kanë një frikë jonormale nga uji (akuafobi). Njerëzit i përjetojnë këto fobi, pavarësisht pasjes së pakët apo mospasjes së ndonjë kërcënimi të pashmangshëm. Krahas këtyre dobive, zakonisht, diagnostifikohen disa simptome të caktuara, si:
Dridhërimat e zemrës/tharja e gojës/dridhja
Djersitja e tepërt
Humbja e kontrollit mbi ndjenjat
Frymëmarrja e shpeshtë dhe e thellë
Aktiviteti i shtuar i zorrëve
Pra, pasi ofruam përkufizimin themelor të një fobie së bashku me përmendjen e disa simptomave të saj, tash ne mund të pyesim: çfarë bën që dikush i cili ka antipati ndaj homoseksualizmit të diagnostifikohet si një që ka sulm akut të homofobisë?
Është një fakt i pamohueshëm se, një person i cili ka frikë nga vaska e banjës e mbushur përgjysmë, do të ndjehet tepër i tensionuar për të artikuluar në mënyrë racionale përse ndjen një shqetësim të madh ndaj kësaj sasie të pakët të ujit. Ai e di se është e pamundur që të bjerë viktimë e kësaj sasie të pakët, por, me gjithë këtë logjikë të pamohueshme, ai hala vuan nga një sulm i paarsyeshëm i frikës e cila e detyron atë t’i shmanget ujit.
A vlen ky rast për muslimanin apo për jomuslimanin që urren homoseksualizmin apo një homoseksual?
A shfaqni ju ndonjë nga simptomat e lartpërmendura, kur gjendeni në afërsinë e një homoseksuali, edhe nëse ai është shtatshkurtër?!
A duhet të siguroheni apo të ju thuhet vazhdimisht se homoseksualët nuk paraqesin një kërcënim të pashmangshëm për jetën tuaj?
A jeni ju përnjëmend një individ që gjuan homoseksualët dhe bile i vret ata ngaqë beson se ata paraqesin rrezik permanent për juve?
Ashtu sikurse në rastin tonë, jemi të sigurt se përgjigjet tuaja do të jenë negative, sepse, sikurse ne, edhe ju nuk shfaqni asnjë simptomë apo ndjeheni të shastisur me cilëndo formë të frikës jonormale.
Atëherë, cili është roli dhe synimi i vërtetë i fjalës “homofobi”?
Realiteti është se fjala “homofob” sillet si një shpatë me dy tehe, e cila në një goditje përligj dhe e bën të natyrshëm homoseksualizmin në mendjet e masave injorante, kurse në goditjen tjetër shkretuese margjinalizon dhe armiqëson këdo që ndjen neveri të natyrshme ndaj këtij veprimi të përçmuar.
Fjala “homofob” mbart një mallkim të qenësishëm, (ngjashëm me ndikimin e fjalëve “seksist”1 Prandaj, kur një sasi e mjaftueshme njerëzish të kenë pranuar këtë aksiomë dhe norma të jetë zëvendësuar me një jonormale (për shkak , “racist” dhe “anti-semit”), e cila, çuditërisht, e fuqizon injorantin me një mekanizëm mbrojtës një- tingullor i cili mund të përdoret për të kërkuar shpëtim, kur një mbështetës i të drejtave homoseksuale s’mundet të argumentojë më tutje pozicionin e vet në favor të homoseksualizmit.
Pra, çfarë ndikimi psikologjik ka kjo fjalë në nishanin e saj?
Me të goditur, ju e ndjeni fuqinë e shpërthimit të saj, i cili aty për aty të vë në disavantazh, duke të detyruar të deklarohesh urgjentisht:”Jo, nuk jam homofob!” Mjerisht, padashur, mu aty ti bie viktimë e një fjale të sajuar, e cila është mbarsur artificialisht në mitrën e gjuhës me qëllimin e vetëm të etiketimit të kujtdo që guxon të kundërshtojë standardet e sotme idiote të relativizmit moral.
Fjala “homofob” tremb viktimën e vet sikurse një rrugaç i oborrit shkollor, duke parandaluar këdo nga të shprehurit e ndjenjave të vërteta kundër homoseksualizmit. Kjo tytë metaforike ndihmon pa masë në përjetësimin e mitit i të qenët e homoseksualizmit një normë e pranuar nga masat.
Prandaj, kur një sasi e mjaftueshme njerëzish të kenë pranuar këtë aksiomë dhe norma të jetë zëvendësuar me një jonormale (për shkak të numrit e jo natyrës), atëherë do të piqen frytet e mundësisë për aktivistët pro-homoseksualë për të lobuar që ta kriminalizojnë atë normë morale.
Disa fjali më lart, përdorëm fjalën “urrejtje” në vend të “frikë”, sepse nuk ndjehemi rehat me fjalën “frikë” dhe implikimet e saj. Ne pajtohemi se fjalët “urrejtje” dhe “frikë” mund të jenë dy domino të cilat mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti në njëra-tjetrën, por, kur të izolohen dhe të përkufizohen secila në tiparin e vet, ato mbartin kuptime të pavarura.
Nëse them “unë e urrej peshkun”, kjo nuk nënkupton që medoemos të kem frikë nga peshku. Ky është një vrojtim tepër i rëndësishëm, meqë mbështetësit e fjalës “homofobi” duan që ne të besojmë se, për shkak të një “frike” të “tendencave tona homoseksuale” të pazhvilluara, ne zhvillojmë një “frikë” të paarsyeshme ndaj homoseksualizmit.
Çuditërisht, ata asnjëherë nuk e zbatojnë këtë arsyetim për dikë që urren incestin, pedofilinë apo nekrofilinë (Tërheqje seksuale nga kufomat); bile, ata vetëm thonë se kjo urrejtje është një mekanizëm i natyrshëm i mbrojtës, i cili shfaqet përballë akteve të tilla jonormale.
Prandaj, kurrë s’do të shihni që termat “pedofob” apo “incestofob” të sajohen si një term klinik dhe të zbatohen në këdo që ndjen një urrejtje të bashkëlindur ndaj këtyre akteve, meqë kjo do të rezultonte që shumica e popullatës botërore të jenë kandidatë të qartë për etiketën e incestofobisë dhe pedofobisë.
Ç’u bë me idiomën e moçme e të mirë “ta quajmë lopatën lopatë”? Me fjalë tjera, nga vjen nevoja që një individ i cili kinse kryen këtë akt të natyrshëm (homoseksualizmin) të emërtohet me emra që fshehin realitetin e tij (dmth gej/Anglisht: I lumtur)?
A është e zakonshme kjo qasje?
A mendojmë t’i vejmë emra të luluar dikujt që vret, dhunon seksualisht apo kryen incest?
A do të mendonit ta quanit me terma bukurtingëllues si “gazmor” apo “i pëlqyeshëm” dikë që kryen incest? Apo do të preferonit që vetëm të mbështetnit termin “incest” si një përkujtues të drejtpërdrejtë për krimin e tij të pështirë?
Eufemizmi fsheh ide të pakëndshme e shqetësuese. A nuk është ky rasti me fjalë e pavend “gej”? Termi “gej” është një produkt i zhargonit psikologjik i cili përdoret për çorientim, për turbullimin e realitetit nëpërmjet një klasifikimi të papërshtatshëm.
Thuhet që sulmi është mbrojtja më e mirë, dhe, në dritën e këtij termi të sajuar, ne pajtohemi me gjithë zemër. Pra, herën tjetër, kur dikush ju quan homofob, kërkoni nga ky entuziast i indoktrinuar i këtij termi të shpjegojë përkufizimin e kuptueshëm të tij dhe si kjo zbatohet në rastin tuaj dhe antipatinë tuaj të bashkëlindur ndaj homoseksualizmit.
Kjo pashmangshëm do të këmbejë pozitat dhe do ta bëjë atë të mbartë së pari barrën e justifikimit gjuhësor të termit e mandej të provojë se si zbatohet ky term në rastin tuaj. Në shumicën e rasteve, personi s’do të jetë në gjendje të artikulojë rastin e tij kur të mbrojë termin “homofob”, sepse, siç u provua më lart, bota shumë pak e kupton realitetin.
Le të mos harrojmë se fjala “homofobi”, po ashtu, nënkupton se homoseksualizmi është e instaluar gjenetikisht dhe se gjeni gej është zbuluar që moti. Pseudoshkenca do që ne ta besojmë këtë. Mirëpo, kur personi të shikojë mbrapa skenës së kësaj agjende imorale të kësaj shkence prej maskarade, do të bëhet fare lehtë të zbulohet se nuk ekziston diçka si gjeni gej2.
Fundnota:
1.Seksizëm: Sjellje apo qëndrime të bazuara në stereotipet tradicionale të roleve seksuale. Me këtë term, synohet të shfuqizohet botëkuptimi tradicional patriarkal dhe të avancohet koncepti i barazisë gjinore.
2.Sociologu Steven Goldberg Phd thotë: ”Pothuaj krejt provat argumentojnë kundër ekzistencës së një faktori rastësor psikologjik vendimtar dhe unë nuk di për ndonjë hulumtues që beson se ekziston një faktor i tillë vendimtar … faktorët e tillë luajnë një rol gatishmërie, jo vendimtar … Nuk di për ndonjë në këtë fushë që argumenton se homoseksualizmi mund të shpjegohet pa iu referuar faktorëve rrethues”. Një nga konkluzionet e Jeffrey Satinover në “The Gay Gene” është se: ”S’ka prova që tregojnë se homoseksualizmi është gjenetik, dhe asnjë hulumtim nuk pohon një gjë të tillë. Këtë e pohojnë vetëm Shtypi dhe disa hulumtues të caktuar, kur i flasin publikut”. (Jeffrey Satinover, MD, The Journal of Human Sexuality, 1996, f.8)