1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Reagime pas vrasjes së një rabini në Emirate

Më të lexuarat

Autoritetet e shtetit të Gjirit: Sulm dhe ndaj atdheut tonë!

Tre persona janë arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe në lidhje me vrasjen e dyshuar të një shtetasi izraelit, tha të dielën Ministria e Brendshme e shtetit të Gjirit.

Në deklaratën e ministrisë nuk jepen detaje për të dyshuarit dhe as nuk thuhet nëse ata janë akuzuar, por thuhet se do të përdoren të gjitha kompetencat ligjore “për t’iu përgjigjur me vendosmëri dhe pa kompromis çdo veprimi apo tentative që kërcënon stabilitetin social”.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dënoi vrasjen e rabinit Zvi Kogan, i cili ishte 28 vjeç, si një “akt i keq antisemitik” dhe tha se Izraeli do të bënte gjithçka që mundej për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë.

Kogan ishte banor i Emirateve dhe gjithashtu kishte nënshtetësi moldave, sipas autoriteteve lokale. Ai punoi me lëvizjen hebreje ortodokse Chabad me bazë në Nju Jork dhe u raportua fillimisht i zhdukur të enjten. Trupi i tij u gjet të dielën.

Ambasadori i Emirateve në Uashington, Yousef Al Otaiba, tha se vrasja e Kogan ishte një krim kundër Emirateve të Bashkuara Arabe dhe “një sulm ndaj atdheut tonë, ndaj vlerave dhe vizionit tonë”.

“Ne mbrojmë bashkëjetesën paqësore. Ne refuzojmë ekstremizmin dhe fanatizmin e të gjitha llojeve,” tha ai në një deklaratë të postuar në X (ish-Twitter).

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk kanë thënë nëse kanë vërtetuar një motiv, por zyrtarët izraelitë thonë se Kogan ishte në shënjestër sepse ishte hebre, pa dhënë detaje. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit