Ban Ki-moon ka përcjellë ngushëllimet e tij për popullin dhe qeverinë turke si dhe për të afërmit e të vrarëve.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dënuar sulmin terrorist të kryer mbrëmë në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, theksohet se Ban Ki-moonka përcjellë ngushëllimet e tij për popullin dhe qeverinë turke si dhe për të afërmit e të vrarëve.
Ai duke dënuar sulmin terrorist ka theksuar se duhet që autorët të identifikohen sa më parë dhe të nxirren para drejtësisë.
Putin dënon sulmin terrorist në Stamboll
Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duke theksuar se dënon sulmin frikacak dhe të pamoralshëm, ai shprehet se është i sigurtë se do të përgjigjen autorët e këtij krimi dhe nxitësit e tyre.
Stoltenberg: Solidarizohemi me Turqinë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar sulmin terrorist në Stamboll.
Stoltenberg, në lidhje me sulmin e mbrëmshëm terrorist në Stamboll ka bërë një deklaratë me shkrim.
Duke theksuar se dënon këtë vepër të tmerrshme të terrorizmit, Stoltenberg tha se “Zemra ime është me të plagosurit, ata që kanë humbur të afërmit në sulmin me bombë dhe me popullin turk. Ne bashkohemi në solidarizim me aletin tonë Turqinë. Jemi të vendosur që të luftojmë kundër terrorizmit të çdo lloji”.
Hollande reagon për sulmin terrorist në Stamboll
Presidenti francez, François Hollande, ka reaguar duke e dënuar ashpër sulmin terrorist në Stamboll.
Në një deklaratë të bërë nga rezidenca Elyse dhe e cila është publikuar në llogarinë në Twiter të Hollande theksohet se “Dënoj me ashpërsi këto sulme terroriste që kanë shkaktuar vdekjen e shumë personave në Stamboll. Franca i jep mbështetje të plotë Turqisë përballë këtij problemi të ri që ka përjetuar”.
Jonson dënon sulmet terroriste në Stamboll
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist në Stamboll, i cili ndodhi pas ndeshjes Beshiktash-Bursaspor, pranë stadiumit ‘Vodafone Arena’.
Johnson komentoi sulmin terrorist në Stamboll nëpërmjet profilit të tij zyrtar në rrjetin social Twitter.