Në akademinë përkujtimore për 24 vjetorin e Masakres së Reçakut është interpretuar ‘Aleluja’
Aleluja është një thirrje adhurimi dhe një shprehje e rëndësishme në adhurimet në kishë dhe sinagogë.
Kjo është e papranushme për neve qytetarët e Shtimes dhe e qëllimshme e tendencioze!
Shtimja është komunë e shumices absolute të Besimit Islam, edhe të masakruarit poashtu!
Nuk jemi kundër feve tjera dhe i respektojme ato, mirëpo të bëhet kjo në menyrë të njëanshme, thjeshtë s’do koment.
Tash paramendo nëse ish interpretu Kurani apo ndonjë ilahi në syte e Presidentes e Kryeministrit
Do të ishte mbushur me reagime duke thënë se jemi shtet LAIK, feja nuk duhet të përzihet në institucione etj etj.
Për më shumë ju ftojmë ta ndiqni videon e akademise në minuten e 43′
https://youtu.be/atsen4MF_C0
Nga Adem Jakupi