21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Një ish-Myfti denoncon “varret e luksit” në varreza shqiptare

Më të lexuarat

Mijëra euro për banesën e fundit, shndërruar në pallat

Në trajtimin e një tematike mbi varrimet, kodet, zakonet apo risitë, ish-Myftoi i Tiranës Ylli Gurra do deklaronte në në Euronews mbi persona VIP që sipas tij kanë shpenzuar dhe 200 mijë euro për një varr për familjarët e tyre.

Ai shtoi gjithashtu se personat që harxhojnë shuma të mëdha për ndërtimin e një varri me mermer të ardhur nga jashtë, zënë dhe një hapësirë të konsiderueshme në varreze, duke detyruar të tjerët të varrosen deri në dy apo tre persona së bashku.

“Anarkia e 30-viteve ka shoqëruar edhe të vdekurit, jo për fajin e tyre por për fajin tonë. Unë herë pas here shkoj edhe në Sharrë edhe në Tufinë. Kemi shpenzime tejet çdo limiti. Ka shpenzime 100 mijë euro një varr. Unë kam dhe emra që nuk është vendi për t’i përmendur, 200 mijë euro shpenzime. Janë deri diku persona VIP, por ka dhe njerëz normalë me 30-50 mijë euro një varr.

Familjarët pas disa vitesh shkojnë në atë pendimin që ishte i panevojshëm. Plus që kanë uzurpuar një hapësirë shumë të madhe dhe detyrohen të tjerët të kryejnë varrime mbi varrime”, tha Gurra. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit