Pse ateistat nuk duan ta kuptojnë se njerëzit japin pare për atë që e besojnë dhe aty ku u flen shpirti?! Pse këta që të gjithëve u japin të drejta u pengon e drejta e muslimanëve shqiptarë me ndërtu xhamia të mëdhaja dhe të bukura?!
A nuk po e shohin se veç më është bërë e qartë për të gjithë se atyre u pengon Islami dhe se janë duke luftuar kundër Islamit?!
A nuk po e shohin se kjo luftë e tyre kundër Islamit, qoftë ajo publike dhe e egër, qoftë ajo e fshehur dhe subtile, nuk jep fryte dhe se edhe përkundër krejt kësaj lufte populli shqiptarë, sidomos ai në perëndim, i kthehet me të madhe Islamit.
Lehën qent apo nuk lehën, karvani i Islamit po ecë përpara.