0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Raste të shpërblimit të madh dhe falje mëkatesh

Më të lexuarat

Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar. Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi Muhamedin, të Dërguarin e Allahut për mbarë njerëzimin deri në Ditën e Kiametit.

Ky punim i dedikohet çdo besimtari që adhuron Allahun dhe në adhurimin e tij nuk i shoqëron askënd tjetër. Duke pasur parasysh se qëllim kryesor i çdo besimtari është që të dalë nga kjo botë pa asnjë mëkat (duke iu fshirë të gjitha mëkatet e tij), ashtu që Allahu mos ta marrë në përgjegjësi për to Ditën e Kiametit, por të hyjë në xhenet drejtpërsëdrejti, ku aty do të jetë për gjithmonë e nuk do të dalë prej tij më kurrë. Në këtë punim do t’i përmendim disa vepra që i shlyejnë mëkatet dhe që për to ka shpërblim të madh tek Allahu i Lartësuar, të gjitha këto duke iu dedikuar haditheve sahih të Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të. Lusim Allahun e Madhëruar, të Gjallë e të Përjetshëm, që nuk ka Zot tjetër përveç Tij, që të na i pranojë veprat tona.

1 – Pendimi: Thotë Muhamedi sal Allahu alejhi ue selem: “Kush pendohet tek Allahu i Lartësuar para se të lindë dielli nga perëndimi, Allahu i Madhëruar do t’ia pranojë pendimin.” (Muslimi) E po ashtu hadithi i Muhamedit salallahu alejhi ue selem, i cili thotë: “Kush pendohet para se t’i vijë shpirti në fyt për të dalë, Allahu i pranon pendimin.”

2 – Dalja për kërkimin e diturisë: “Kush merr rrugën për dituri, Allahu me të do t’ia lehtësojë rrugën për në xhenet.” (Muslimi)

3 – Përmendja e shumtë e Allahut të Lartësuar: Nga Ebu Derdai, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “A nuk doni t’ju lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që është më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit, që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju u mëshoni në qafë dhe ata ju mëshojnë në qafë?” As’habët kanë thënë: “Gjithsesi!” (Muhamedi salallahu alejhi ue selem) Ka thënë: “(Kjo është) Përmendja e Allahut.” (Tirmidhiu; Hakim Ebu Abdullahu thotë se transmetimet janë sahih.)

4 – Bërja mirë të tjerëve dhe urdhërimi në të mirën: “Çdo mirësi konsiderohet lëmoshë (lëmoshë), udhëzuesi në të mirën është si se ai që bën mirë.” (Muslimi)

5 – Thirrja për në rrugën e Allahut: “Kush fton për në rrugë të Zotit, do të ketë shpërblim sa veprat e atyre që veprojnë duke mos u lëngësuar nga shpërblimi i tyre.” (Muslimi)

6 – Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja: “Kush sheh prej jush ndonjë të keqe, le ta pengojë me dorën e tij, e nëse nuk ka mundësi atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk ka mundësi, atëherë le ta urrejë me zemrën e tij, por kjo është shkalla më e ulët e imanit (besimit).” (Muslimi)

7 – Leximi i Kuranit: “Lexoni Kuranin, se Ai do të ndërmjetësojë për lexuesit e tij Ditën e Kiametit.” (Muslimi)

8 – Mësimi i Kuranit dhe mësimi i tij të tjerëve: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin mirë e pastaj ua mëson të tjerëve.” (Buhariu)

9 – Përshëndetja me selam: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Nuk do të hyni në xhenet përderisa të besoni, e nuk keni besuar përderisa ta doni njëri-tjetrin. A doni t’ju tregoj një fshehtësi të cilën po e vepruat do ta doni njëri-tjetrin? Përhapni selamin mes jush!” (Muslimi)

10 – Të duash dikë për hir te Allahut: Ata që duan njëri-tjetrin për hir të Allahut do të jenë nën hijen e Arshit.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Allahu i Lartësuar në Ditën e Kiametit thotë: “Ku janë ata të cilët kanë dashur njëri-tjetrin për hir Madhërisë Sime? Sot do të jenë nën hijen Time, kur nuk ka hije tjetër pos hijes Sime.” (Muslimi)

11 – Vizita e të sëmurit: Kur një besimtar e viziton një besimtar në mëngjes, 70 mijë melaike i bëjnë lutje Allahut për të deri në mbrëmje, e nëse e viziton në mbrëmje, 70 mijë melaike i luten Allahut për të deri në agim dhe gjatë vizitës së tij ai është duke vjelë nga pemët e xhenetit.” (Temidhiu).

12 – Lehtësimi ndaj atyre që të kanë borxh: Ai i cili i lehtëson një vuajtje të kësaj dynjaje (bote) një besimtari, Allahu do t’ia lehtësojë (atij) një vuajtje në Ditën e Gjykimit. Ai i cili i përgatit lehtësim një personi borxhli, Allahu do të përgatitë lehtësim për atë në dynja dhe në ahiret.” [Sahihu i Buhariut]

13 – Mbulimi i të metave të muslimanëve: Ai i cili ia mbulon një muslimani (domethënë gabimet e tij dhe të metat), Allahu do t’ia mbulojë atij në dynja dhe në ahiret.” [Sahihu i Buhariut]

14 – Lidhja farefisnore: Transmetohet nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Afria (e gjakut) varet në Arsh dhe thotë: “Kush i mban lidhjet me mua, Allahu do t’i mbajë me të, ndërsa kush i ndërpret lidhjet me mua, Allahu do t’i ndërpresë lidhjet me të.” (Muttefekun alejhi)

15 – Morali i mirë: Është pyetur Muhamedi salallahu alejhi ue selem për atë që më së shumti i fut robërit e Allahut në xhenet e ka thënë: “Devotshmëria dhe morali i mirë.” (Termidhiu)

16 –Lëmosha: “Po ju porosis me sadaka se me të vërtetë sadakaja ju shpin në bamirësi e bamirësia ju shpie në xhenet.” (Buhariu dhe Muslimi)

17 – Përmbajtja e hidhërimit: “Kush e mban hidhërimin kur ka mundësi për ta shfaqur, por bën sabër për hir të Allahut, Allahu do ta thërrasë atë në Ditën e Kiametit pranë krejt njerëzve, që të zgjedhë nga hyritë e xhenetit.” (Termidhiu)

18 – Kur mbaron takimi ose tubimi: “I Lartësuar je vetëm Ti, o Allah. Falënderimi ynë të përket vetëm Ty. Dëshmoj se askush tjetër e asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Teje. Kërkoj mëshirë e pendohem vetëm tek Ti.” (Termidhiu)

19 – Sabri (durimi): Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me ta, transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Çka do që e godet muslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatkeqësi, madje edhe të shpuarit e ferrës, me secilën prej këtyre Allahu ia shlyen mëkatet atij.” (Muttefekun alejhi)

20 – Bamirësia ndaj prindërve: “I poshtëruar është ai! I poshtëruar është ai! I poshtëruar është ai!” I thanë: “Kush, o i Dërguar i Allahut?” Tha: “Kush i mbërrin prindërit ne pleqëri apo ndonjërin prej tyre e nuk hyn në xhenet (me bamirësinë ndaj tyre).” (Muslimi)

21 – Përkujdesja për gratë e veja dhe bonjakët: “Përkujdesja ndaj të vejave dhe bonjakëve ka shpërblim si muxhahidi në rrugë të Allahut apo si ai që agjëron gjithmonë dhe falet pa ndërprerë.” (Buhariu)

22 – Përkujdesja ndaj jetimit: “Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi sikurse dy gishtërinjtë e dorës (treguesi dhe i mesmi).” (Buhariu)

23 – Abdesti: “Kush merr abdest dhe e plotëson, i dalin mëkatet nga trupi i tij derisa të dalin prej ndër thonjve.” (Transmeton Muslimi)

24 – Dëshmia pas abdestit: “Kush merr abdest mirë dhe pastaj thotë “Dëshmoj se askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut të Vetëm e të Pashoq dhe dëshmoj që Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij si dhe këtë dua: “O Allah, më bëj prej atyre që pendohen, më radhit me të pastrit (nga gjynahet e papastërtitë)”, do t’i hapen atij dyert e xhenetit që të hyjë prej cilës të dojë.” (Muslimi)

25 – Përsëritja e ezanit me muezinin: Pejgamberi salallahu alehji ue selem ka thënë:
“Kur të dëgjoni myezinin që thotë “Allahu ekber”, thoni siç thotë ai. Kur myezini thotë “Haj-je alas-selatu, haj-je alal-felah”, thoni: “Askush tjetër përveç Allahut nuk ka forcë e fuqi.” Kur të mbarojë ezani, thoni: “O Allahu ynë! O Zot i kësaj thirrjeje të plotë, që na lajmëron për namazin, që do të falim, nderoje Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) e jepi mundësi që të jetë ndërmjetës për ne (Ditën e Gjykimit) dhe ringjalle atë në vendin e nderuar, që ia ke premtuar. Pa dyshim, Ti e mban premtimin e dhënë”. Ai do ta meritojë shefatin tim Ditën e Kiametit.” (Buhariu)

26 – Ndërtimi i xhamive: “Kush e ndërton një xhami që në të përmendet Allahu subhanehu ve teala, do t’ia ndërtojë Allahu subhanehu ve teala një shtëpi në xhenet.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

27 – Përdorimi i misvakut: Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Sikur mos t’i vinte rëndë umetit tim, do t’i urdhëroja ta përdornin misvakun në çdo abdest.” (Mutefekun alejhi)

28 – Shkuarja për në xhami: “Kush shkon në xhami në mëngjes apo në mbrëmje Allahu i Lartësuar do t’ia ndërtoj një shtëpi në xhenet për çdo shkuarje në xhami.” (Mutefekun alejhi)

29 – Pesë kohët e namazit: “Nuk ndodh që ndonjë besimtar të jetë i pranishëm në pesë kohët e namazit në xhami duke marrë mirë abdest dhe duke i plotësuar shumë mirë e me frikërespekt rukunë dhe sexhden, përveçse Allahu do t’ia falë mëkatet e mëhershme, përderisa të mos bëjë mëkate të mëdha. E kështu tërë jetën e tij.” (Muslimi)

30 – Falja e sabahut dhe ikindisë: “Kush fal “berdejn” (sabahun dhe ikindinë), do të hyjë në xhenet.” (Buhariu)

31 – Namazi i xhumasë: “Kush merr abdest mirë dhe shkon në xhuma e dëgjon imamin me vëmendje, do t’i falen mëkatet prej xhumasë së kaluar dhe tri ditë të tjera më shumë.” (Muslimi)

32 – Koha e pranimit të duasë ditën e xhuma: I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë në ditën e xhuma është një orë të cilën, nëse e arrin ndokush prej muslimanëve duke qenë në namaz dhe i drejtohet Allahut me lutje, Ai do t’ia japë atë për të cilën ai lutet.” (Buhariu dhhe Muslimi)

33 – Falja e farzve me sunete: “Kur një besimtar i fal për çdo ditë për Allahun 12 rekate vullnetare përveç farzeve, Allahu i Lartësuar do t’ia ndërtojë atij një shtëpi në xhenet.” (Muslimi)

34 – Dy rekate pas bërjes së ndonjë mëkati: “Nuk ndodh që ndonjë rob i Allahut të bëjë ndonjë mëkat e pastaj të marrë abdest mirë e t’i falë dy rekate (me përkushtim), e pastaj (të bëjë istigfar) t’i kërkojë Allahut që t’ia falë, përveçse Allahu i Lartësuar do t’ia fal atë mëkat.” (Ebu Davudi)

35 – Namazi i natës: “Namazi më i vlefshëm pas farzeve është namazi i natës.” (Muslimi)

36 – Namazi i duhasë: Ebu Dherri ka transmetuar se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Në mëngjes duhet sadaka për çdo nyje të trupit tënd. Çdo tesbih (të thuash Subhanallah) është sadaka. Çdo tahmid (të thuash Elhamdulilah) është sadaka. Çdo tahlil (të thuash La ilahe il-lAllah) është sadaka. Çdo tekbir (të thuash Allahu Ekber) është sadaka. Urdhërimi për të mirë është sadaka. Ndalimi i të keqes është sadaka dhe falja e dy rekateve të duhasë mjafton për të gjitha.” (Transmetuar nga Muslimi)

37– Dërgimi salat (bërja dua) mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem: “Kush dërgon salat mbi mua një herë, Allahu atij do t’i dhurojë dhjetë të mira.” (Muslimi)

38 – Agjërimi: “Kush agjëron një ditë për hir të Allahut xh.sh., Allahu e largon fytyrën e tij 70 vjet larg zjarrit të xhehenemit si shpërblim për agjërimin e asaj dite.” (Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
39 – Agjërimi i tri ditëve çdo muaj: “Agjërimi i tri ditëve çdo muaj është agjërim i tërë kohës.” (Mutefekun alejhi).

40 – Agjërimi i muajt Ramazan: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet e mëhershme.” (Mutefekun alejhi)

41 – Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit:” “Ai që e agjëron Ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve prej Shevalit, është sikurse të ketë agjëruar tërë kohën.” (Muslimi)

42 – Agjërimi i ditës së Arafatit: “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj që Allahu të m’i falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm.” (Muslimi)

43 – “Agjërimi i ditës së Ashurasë shlyen mëkatet e vitit të kaluar.” (Muslimi)

44 – Dhënia ushqim agjëruesve për iftar: “Kush ushqen një agjërues për iftar, do te ketë shpërblim sikur të kish agjëruar një ditë, pa ia pakësuar aspak atij shpërblimin e agjërimit të tij.” (Termidhiu)

45 – Namazi vullnetar Natën e Kadrit: “Kush e fal Natën e Kadrit me besim dhe shpresë, i falen mëkatet që ka bërë më parë.” (Buhariu 1910; Muslimi 760)

46 – Lëmosha: “Lëmosha i fshin mëkatet sikurse uji fik zjarrin.” (Termidhiu)

47 – Haxhi dhe umreja: “Mëkatet e vogla të bëra ndërmjet dy umreve janë të falura, kurse për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç xhenetit.” (Muttefekun alejhi)

48 – Veprat e mira gjatë dhjetë ditëve të Dhul hixhes: “Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është më e dashur tek Allahu sesa në këtë ditë (të Dhul-hixhes).” I thanë: “As xhihadi?” Tha: “As xhihadi, përveç nëse del ndokush vetë dhe me pasurinë e vet dhe nuk kthehet me asgjë.” (Transmeton Buhariu)

49 – Xhihadi fisebililah: Një ditë “ribat” (është për qellim qëndrimi në ato vende për t’i mbrojtut muslimanët, ku për çdo çast pritet që armiqtë e Islamit ta sulmojnë atë vend) është më e mirë se gjithë bota dhe çka ka në të dhe një vend sa gjurma e një shkopi në xhenet është më i mirë sesa krejt kjo botë dhe çka ka në të.” (Buhariu)

50 – Dhënia e pasurisë në rrugë të Allahut: “Kush e përgatit një ushtar në rrugë të Allahut, ka bërë xhihad. Kush përkujdeset për familjen e muxhahidëve ka bërë xhihad.” (Mutefekun alejhi)

51 – Namazi i xhenazes dhe përcjellja e tij deri në varreza: “Kush i fal namazin të vdekurit do të ketë shpërblim “kirat”. E kush e përcjell derisa të varroset, do të ketë “kiratan” (dy kirata).” E pyetën se çfarë është “kirati” e tha: “Sikurse një kodër e madhe.” (Mutefekun alejhi)

52 – Ruajtje e gjuhës dhe e organeve gjenitale: “Kush më garanton atë në mes të nofullave dhe atë ndërmjet këmbëve, do t’i garantoj xhenetin.” (Mutefekun alejhi)

53 – Vlera e duasë “La ilahe il All-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kul-li shejin kadir”: “Kush e thotë këtë dua në mëngjes 100 herë, ka shpërblim si të lirojë 10 robër, i shkruhen 100 sevape, i fshihen 100 mëkate, do të ketë një mburojë të fortë kundër shejtanit tërë ditën dhe askush s’do të vijë Ditën e Kiametit me diçka më të vlefshme se ky përveç atij që ka thënë sikur ky a më tepër.” (Muslimi)

54 – Vlera e fjalëve “Subhan Allahi ue bihamdihi”: “Kush thotë: “Ssubhan Allahi ue bihamdihi:” në ditë 100 herë, do t’i falen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit.” (Mutefekun alejhi).

Përktheu: Hevzi Kadriu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit