1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Raport: Sa diskrimohen muslimanët në Holandë?

Më të lexuarat

Paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve “Raporti Diskriminimit kundër Muslimanëve” i përgatitur nga një institucion privat, me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale të Holandës .

Në raportin e prezantuar nga ministri holandez i Punës dhe Çështjeve Sociale, Lodewijk Asscher, theksohet se 30 për qind e fëmijëve dhe të rinjve në grupmoshën 12-23 vjeç meshkuj si dhe 15 për qind femra kanë mendime negative rreth muslimanëve.

Në raport theksohet se të rinjtë holandezë të cilët më parë nuk janë njohur asnjëherë me një musliman kanë mendime më negative në krahasim me të rinjtë që takohen rregullisht me muslimanët.

Gjithashtu në raport njoftohet se lajmet në media janë një faktor i madh në referimin e mendimeve negative tek të rinjtë në lidhje me këtë çështje, shkruan AA.

Ministri Asscher në letrën e paraqitur me raportin në Dhomën e Përfaqësuesve ka theksuar se rezultatet e hulumtimit janë “të frikshme”.

Në letrën e tij duke tërhequr vëmendjen se diskriminimi kundër muslimanëve nuk duhet të bëhet një situatë normale asnjëherë, Asscher është shprehur se “Për këtë arsye ka nevojë për më shumë komunikim mes komuniteteve. Ashtu si na është paraqitur edhe në hulumtimin e kryer ajo që mua më jep shpresë është se komunikimi mes komuniteteve është një mjet i mirë kundër diskriminimit dhe perceptimit negativ”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit