11.6 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Maqedonsi vret tre familjarët dhe vetvritet

Më të lexuarat

Një tragjedi tjetër e përgjakur ka ndodhur mesditën e sotme në Shkup. Një tjetër vrasje familjare, kësaj radhe në rrugën “Ho Shi Min” në lagjen Butel të Shkupit.

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfimruar vrasjen. Nga kjo ministri kanë thënë se ngjarja ka ndodhur në mesditë, kur gjyshi i identifikuar me inicialet P. T., i lindur në vitin 1933, ka shtënë me pistoletë në bashkëshorten e tij Pavlinën. Më pas ka shtënë edhe ndaj edhe ndaj vajzës së tij L. T. dhe ndaj nipit të tij, i cili ka vdekur nga plagët e marra.

“Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:40. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë nipi 34 vjeçar, ndërsa i dyshuari ka bërë vetëvrasje. Me automjetin e ambulantës së shpejtë në qendrën urgjentje janë transportuar të dy gratë, të cilat sipas informatave fillestare janë në rrezik për jetën”, njofton MPB.

Ekipi i TV Shenja vizitoi vendin e ngjarjes, ku i gjeti në pikëllim dhe hidhërim të thellë familjarët dhe fqinjët. Të tronditur nga ky rast, ata nuk kishin fuqi që të komentojnë mbi këtë tragjedi e aq më pak, të sqarojnë rrethanat që sollën deri tek kjo tragjedi.

Ndërkohë, nga MPB kanë bërë të ditur se po vazhdojnë hetime për të zbardhuar arsyet e kësaj vrasjeje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit