0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ramushi e rriti rrogën për vete, ndërsa ua uli bursën studentëve!

Më të lexuarat

Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim që ta zvogëlojë edhe një herë shumën e parave që u jepeshin studentëve të dalluar në këtë institucion.
Në një vendim që e ka marrë Këshilli Drejtues i UP-së thuhet se tani shuma e bursës do të jetë 500 euro, raporton lajmi.net.

“Lartësia e bursës universitare për vitin akademik 2017/2018 për çdo përfitues do të jetë 500 euro, e cila ndahet për rezultatet e arritura gjatë vitit akademik 2016/2017”, thotë vendimi i UP-së.

Ka reaguar edhe profesor Milazim Krasniqi duke shkruar: “Paradoksale: Rritën rrogat e qeveritarëve, kurse zvogëlohen bursat e studentëve
Koment: tybe boll mirë po ua bani. Pse të mos i poshtëroni, kur u durojnë?! Ata studiojnë me zell, arrijnë rezultatet që kërkohen me Statut e rregullore, në fund ju i fyeni, duke ua përgjysmuar bursat, në vend se t’ua rrisni. (Merre me mend, në vitet 2009-2011 bursat kanë qenë 900 euro, ndërsa tash 500.) Turp për ju, marre për ta, mjerim për UP-n dhe për shoqërinë tonë!”

Kryeministri i vendit para ca ditës ka bërë rrogën e vet 3000 euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit