7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ramazani, shkollë e angazhimit dhe e punës

Më të lexuarat

Falënderimet i takojnë All-llahut të Madhërishëm, ndërsa përshëndetjet dhe selamet tona janë mbi profetin Muhammed Mustafa, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan gjurmët e tij.
All-llahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “E çkado që jepni prej mirësive për veten tuaj do ta gjeni atë tek All-llahu.” Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Shembulli i atyre që japin për hir të All-llahut është sikurse shembulli i farës së mbjellë nga e cila dalin shtatë kallinj, e në secilin prej tyre ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia dyfishon kujt të dëshirojë. All-llahu është dhënës dhe i dijshëm.”
Ndërsa nga Ibn Abbasi (radijall-llahu anhu) është vërtetuar se Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ishte më bujari nga njerëzit dhe më bujar ishte gjatë muajit të Ramazanit kur takonte Xhibrilin (alejhis-selam). Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ishte më i shpejtë se era në kryerjen e punëve të mira.
Me të vërtetë agjërimi fton njerëzit të solidarizohen me skamnorët, të ushqejnë varfërit dhe të ndihmojnë nevojtarët.
Muaji i Ramazanit është sezon për ata që kanë dëshirë të japin dhe të shpenzojnë në rrugën e All-llahut të Madhërishëm, për kërkuesit e mirësive, dashamirët dhe bamirësve.

“All-llahu të dha, andaj shpenzo prej saj.
Pasuria është amanet, ndërsa vitet kaluese.
Pasuria është sikurse uji që po e mbylle humb shijen dhe nuk pihet.
E nëse rrjedh vetë, pastrohet.”

A ka më mirë se dhënia në rrugë të All-llahut, shpenzimi për hir të Tij dhe lodhja në rrugën e Tij. Nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është vërtetuar të ketë thënë: “Me të vërtetë All-llahu i Madhërishëm ka dy engjëj që për çdo mëngjes thërrasin. Njëri prej tyre thotë: “O Zot, jepi atij që shpenzon mirësi!” Ndërsa tjetri thotë: “O Zot, jepi atij që jep shpenzon humbje.”
E kur robi i All-llahut shpenzon në rrugën e Tij, atëherë All-llahu i Madhërishëm i lehtëson punët, i zgjeron furnizimin, i qetëson mendjen dhe ai padyshim që ndihet i lumtur.
Po ashtu, është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë thënë se: “Sadakaja e shuan mëkatin ashtu siç e shuan uji zjarrin.” Mëkatet janë si zjarri në zemrat e njerëzve, ato nuk e lënë të qetë ndërgjegjen dhe shpirtin njeriut, ngase e djegin përbrenda, ndaj atë nuk mund ta shuaj asgjë si sadakaja dhe lëmosha e dhënë në rrugën e All-llah të Madhërishëm.
Lëmosha është freski për shpirtin dhe qetësi për zemrën ajo është si uji i ftohtë në kohë vape, andaj edhe e shuan zjarrin e mëkatit që e djeg ndërgjegjen e njeriut përbrenda.
Në një transmetim të vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), thuhet se ai (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Çdo njeri do të jetë nën hijën e lëmoshës së tij në Ditën e Gjykimit derisa të mos gjykohen në mes të njerëzve.” Sa çudi! Shumë çudi! Do të thotë që lëmosha ka hijen e saj dhe se çdo njeri në Ditën e Gjykimit do të jetë nën hijën e lëmoshës së tij sipas asaj që ka dhënë dhe ka shpenzuar në këtë botë.
Othman Ibn Affani (radijall-llahu anhu) posedonte pasuri të shumtë, ishte shumë i pasur, por të gjithë pasurinë e tij e kishte vënë në shërbim të All-llahut të Madhërishëm, kishte vënë në përpjekje për të fituar kënaqësinë e All-llahut të Madhërishëm, ndaj e shpenzoi atë për të përgatitur një ushtri të tërë në betejen e Tebukut, e shpenzoi për blerjen e burimit të ujit për muslimanët. Ai shpenzoi dhe dha shumë, por do të jetë i kënaqur Ditën e Gjykimit. Edhe Abdurrahan Ibn Aufi (radijall-llahu anhu) njëherë kishte dhënë aq sa,  mund të bartnin 700 deve pasuri për të varfërit e Medinës vetëm që të kënaqte All’llahun të Madhërishëm.
Ka njerëz që agjërojnë dhe nuk gjejnë dot një copëz bukë, një gllënjkë qumësht apo edhe një gjysmë hurme të thatë. Ka njerëz që agjërojnë, por që nuk kanë kulëm mbi kokë, as mjet transporti e as që kanë ndonjë të afërm që të shuajnë mallin.

Ka njerëz që agjërojnë, por që nuk kanë me çfarë të bëjnë iftare e as syfyrë. Ndërsa nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është vërtetuar të ketë thënë se: “Kush e ushqen një agjërues në kohë iftari do të ketë shpërblimin e plotë të agjërimit të tij, pa iu pakësuar as të parit.”
Të devotshmëve iu shtohet bujaria gjatë Ramazanit, andaj ata japin prej pasurisë së tyre dhe shpenzojnë më shumë në rrugën e All-llahut të Madhërishëm.
Shumë prej të pasurve e kishin traditë të organizonin iftare për grupe të shumta prej atyre që nuk kishin me se të ushqeheshin në iftar dhe gjithë këtë e bënin vetëm që të fitonin kënaqësinë e All-llahut të Madhërishëm.
Xhamitë në kohën e të parëve tanë ishin të mbushura me ushqime për skamnorët, andaj nuk mund të gjeje ndonjë të uritur apo nevojtar.
Është shumë e çuditshme se gjithë atë që shpenzon njeriu për ushqimin e tij, për pijen e tij, për veshjen e tij, është e humbur dhe e shkatërruar përveç asaj që shpenzon në rrugën e All-llahut të Madhërishëm.
All-llahu i Madhërishëm në një ajet thotë: “E nëse jepni All-llahut borxh të mirë do t’ua shumëfishojë atë dhe do t’ju falë juve. All-llahu është falënderues dhe i butë.”
O agjërues, dije se kur ti jep dhe shpenzon për hir të All-llahut të Madhërishëm, ti i ke dhënë borxh Atij e që kthimi i tij do të jetë ditën kur nuk do të ketë dobi as nga pasuria e as nga fëmijët. Ditën kur nevoja më e madhe është për ndihmën e All-llahut të Madhërishëm, prandaj këto do të kthehen me mirësi të shumëfishta nga Ai në Ditën e Gjykimit. O agjërues, një gllënjkë ujë, një gotë qumësht, një hurmë e thatë, disa rroba, një frutë, janë vetëm disa prej gjërave që mund t’i japësh të varfërve, por me to do të shtrosh rrugën drejt Xhennetit.
O agjërues, betohem në All-llahun e Madhërishëm se asgjë nuk e ruan pasurinë më mirë se lëmosha dhe asgjë nuk e pastron atë më mirë sesa zekati.
Shumë prej të pasurve të kësaj bote kanë vdekur duke lënë pas tyre pasuri të shumta, kështjella, ar e argjend, por e gjithë kjo ishte dështim për ta, ishte pendim pasi ata nuk ditën t’i shpenzonin ato në rrugën e duhur.
E nesër do të kuptosh se kush ka fituar e kush ka humbur, kush është realisht i pasur e kush i varfër tek All-llahu i Madhërishëm. All-llahu i Madhërishëm na ndihmoftë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit