0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ramazani po afrohet, ja si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar (Foto)

Më të lexuarat

Ramazani është afër dhe për ata që janë prindër, ky muaj sjellë edhe një kënaqësi shtesë: Ndarjen e kësaj kohe të vyeshme me fëmijët e tyre.

Ky muaj është koha ideale për tu lidhur më tepër me familjen e posaqërisht me fëmijët, të cilët nuk do të përtojnë të ju bashkangjiten në ibadetet e përshtatshme për ta.

Poashtu, më poshtë i gjeni disa mënyra për ti përgatitur ata me muajin e bekuar të Ramazanit.

Prindërit musliman që jetojnë në vende ku muslimanët nuk janë shumicë, janë ankuar se komuniteti i tyre nuk po arrin të organizohet që Ramazani dhe Bajramet të festohen si ngjarje madhështore, ashtu si u ka hije.

Edhe pse nuk duhet të shihet si një “imitim” i festës që bëhet nga besime të tjera, është përgjegjësi e jona që fëmijëve tanë t’ua bëjmë ngjarjet islame sa më të lakmueshme.

Për ata që kanë aftësi kreative, filloni nga zbukurimi i mureve.

“Mirëseerdhe Ramazan” është një ide fillestare, ku mund ta angazhoni jo vetëm fëmijën tuaj, por edhe fëmijët e lagjes.

Mos harroni se fëmijët janë aspak të përtueshëm për punë kreative dhe vullnetare.

Image result for ramadan mubarak crafts

Bleni dekorime

Dekorimet në hyrje të shtëpisë ju njoftojnë se bëhet fjalë për atmosferë të vecantë. Balonat me shkronja janë ide e mirë.

How to Get Your Kids to Look Forward to and Love Ramadan | ProductiveMuslim

Bëni një kalendar me fëmijët

Ta hiqni një copë letër nga kalendari për cdo ditë është një mësim i mirë për fëmijët. U tregon atyre sa shpejt shkon koha dhe si mund ta shfrytëzoni atë për gjërat që i bëni me shumë dashuri.

Në letrat e kalendarit mund ta shkruani nga një porosi, të cilët mbase fëmijët do ta mbajnë mend për tërë jetën: Shkruani porosi që mbahen mend lehtë, si psh. Allahu ju do shumë!

Ndërsa kur të rriten, mund të shkruani në to ajete Kur’anore, dhe do ta mbajnë mend.

 How to Get Your Kids to Look Forward to and Love Ramadan | ProductiveMuslim

Bëjeni interesante ditën

Mund ta shkruani nga një porosi dhe ta mbani të fshehur në dollap, dhe të mos ua tregoni fëmijëve deri në kohën e iftarit. Të jeni të sigurtë se këto kujtime të bukura do të mbeten në memorien tuaj dhe të familjes.

Mblidhini fëmijët e vëllezërve dhe motrave tuaja për ndejë mbas iftarit, dhe tregojuni histori. Fëmijët i duan historitë e vërteta, dhe aftësia juaj do të vlerësohej më shumë nëse i përcillni me doza humori!

Related image

Vendoni synime

Të gjithëve na duhen synime për Ramazan, pasi muaji i Shenjtë shkon shumë shpejt. A e keni ditur se jo vetëm juve, por edhe fëmijëve mund të ju duhet vendosja e synimeve?

Për shembull fëmijët tuaj mund ta ja vënë vetes synim që brenda muajit ta mesojnë një sure të shkurtër. Kur të rriten, mund të ja kujtoni se këtë sure e kanë mësuar në Ramazanin e këtij viti…

Image result for ramadan goals for children

Mësojini fëmijët të japin sadaka

Related image

Ti mësoni fëmijët të japin sadaka gjatë Ramazanit është një nga mënyrat më të mira për ta mbjellur këtë virtyt tek ta që nga mosha e hershme, pasi ata duhet të mësojnë rëndësinë e bamirësisë dhe nevojën për të ndarë me ata që janë më pak fatlum.

Dhënia për bamirësi jo detyrimisht duhet të jenë para, por mund të jenë rroba, lodra, apo edhe ushqime.

Mësojini të jenë falënderues

Për cfarë e falënderon Allahun? Bëjani këtë pyetje fëmijëve tuaj, dhe përmes saj e kuptoni se cfarë pozite keni ju në jetën e tyre. Stimulojini ata që mendojnë rreth mirësive që Zoti na bekuar me to, për familjen, shëndetin dhe pasurinë.

Le të ju dëgjojnë edhe juve duke e falënderuar Allahun vazhdimisht. Le të jetë falënderimi ndaj Tij si shprehja më e shpeshtë që e përdorni në shtëpi. Besoni, të njëjtën shprehje do ta trashëgoj fëmija juaj, në dashtë Zoti. /MESAZHI/Image result for children in ramadan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit