8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

RAMAZANI NË MESIN E BASHKATDHETARËVE TANË NË ZVICËR

Më të lexuarat


Disa ditë të këtij muaji të shenjtë, delegacioni i  Ramazanit i Rijasetit të BFI e RMV, i udhëhequr nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, do t’ua kushtojnë bashkatdhetarëve tanë në Zvicër, duke i vizituar shumë xhamia dhe Qendra Islame në shenjë respekti për gjithçka që japin në të mirën e kombit dhe besimit.
Kështu që, të mërkurën, menjëherë pas një iftari modest të shtruar në Aeroportin e Shkupit, delegacioni në përbërje të Kryetarit të BFI e RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Dr. Selver Xhemaili, Drejtor i Diasporës, Prof Jusuf ef. Zimeri, Drejtor i sektorit Fetaro arsimor, Mr. Salim ef. Sulejmani – Myfti i Strugës dhe Dr. Abdulkerim Iseini – Shef i Kabinetit, u nisën për në Zurich të Zvicrës.
Kjo vizitë organizohet nga Komuniteti Musliman Shqiptar i Zvicrës dhe parashihet që të zgjasë disa ditë, ku anëtarët e delegacionit të Ramazanit nga Rijaseti i BFI i RMV, do të vizitojnë një numër të madh të xhamive dhe qendrave islame, gjithandej ku jetojnë dhe veprojnë mërgimtarët tanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit