3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Ramazani, muaji i bamirësisë dhe i lidhjeve farefisnore

Më të lexuarat

Falënderimet i takojnë All-llahut të Madhërishëm, ndërsa përshëndetjet dhe selamet tona janë mbi profetin Muhammed Mustafa, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan gjurmët e tij.

Zemra e besimtarit zbutet nga mëshira e All-llahut të Madhërishëm që zbret gjatë muajit të Ramazanit. Ai me anë të agjërimit e ndien çka do të thotë të jesh i uritur dhe të mos ushqehesh dhe, po ashtu, devotshmëria dhe nënshtrimi i tij ndaj All-llahut të Madhërishëm shtohen, kështu që të gjitha këto ndikojnë që ai të jetë më i përkushtuar ndaj shoqërisë e në veçanti ndaj shtresës së njerëzve që kanë nevojë për ndih më. Besimtari gjatë këtij muaji, duke praktikuar edhe traditën e vetë Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), duhet të jetë më bujar se asnjëherë më pare, andaj padyshim se ata që kanë më së shumti të drejtë të përfitojnë nga kjo gjendje e besimta rëve dhe nga ky solidaritet i tyre janë familjarët e tyre, të afër mit e tyre, farefisi i tyre e kështu derisa të përfitojë shoqëria në tërësi.
Ramazani është muaji i mëshirës, andaj edhe e përkujton besimtarin se ai ka familjarë, ka të afërm, ka farefis dhe i viziton ata, përkujdeset për ta dhe u del në ndihmë atyre.

All-llahu i Madhërishëm në një prej ajeteve të Kur’anit thotë: “A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundi min (ose zbrapseni prej fesë Islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërprisni lidhjet e akraballëkut? Të tillët janë që All llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.”
Padyshim që shkëputja e lidhjeve me të afërmit është prej mëkateve të mëdha, prej veprimeve më të liga dhe prej moralit më të ulët që mund të ketë njeriu përderisa mbajtja e lidhjeve dhe vizitat e të afërmve janë prej veprimeve të mira dhe të lavdëruara. S’ka dyshim se vizita e të afërmve e në veçanti kur kjo bëhet për qëllim që t’u dalësh në ndihmë atyre është prej veprave të mira më të mëdha.

Një prej njerëzve të urtë kur përshkruan pozitën e tij në mesin e popullit të vet thotë:

“Me të vërtetë ajo që është mes meje dhe djemëve të babait tim

dhe ajo që është mes meje dhe djemëve të xhaxhallarëve mi të është tërësisht e ndryshme.

Nëse më poshtërojnë, unë e ruaj nderin e tyre,

e nëse më turpërojnë, unë ua ndërtoj krenarinë atyre.

E për ta nuk e bart hidhërimin e kaluar,

e as që mbaj në vete xhelozi karshi tyre.

Sepse nuk është prijës ai që xhelozon të afërmit e tij.”

Ndërsa nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është vërtetuar të ketë thënë se: “Nuk ka për të hyrë në Xhennet ai që shkëput lidhjet farefisnore.”

E si do të hyjë në Xhennet kur ai e ka ndërprerë një lidhje për të cilën All-llahu i Madhërishëm ka urdhëruar të mbahet.
Po ashtu, është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë thënë se: “Kur All-llahu i Madhërishëm kishte krijuar lidhjet farefisnore e kishte ngjitur për Arshin e Tij dhe i kishte thënë: “Ky është vendi i atij që kujdeset ndaj teje, a nuk do të ishe e kënaqur që ta mbaj lidhjen me atë që e mban lidhjen tënde dhe ta shkëpus lidhjen me atë që shkëput lidhjen tënde.” E ajo tha: “Gjithsesi, o Zot!” Ndërsa All-llahu i tha: “Pra, le të jetë për ty ashtu. ور

Në një transmetim tjetër është vërtetuar nga Profeti (sal lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë thënë: “Nuk është mbajtës i lidhjeve ai që shpenzon për ta, por ai që, në rast shkëputje, e ringjall atë.”

Ndërsa në një transmetim tjetër është vërtetuar se një njeri kishte ardhur tek Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe i kishte thënë se ai kishte të afërm dhe mundohej të mbante lidhjet me ta, por ata po e shkëpusin atë; mundohej të sillej mirë me ta, por ata po silleshin keq ndaj tij, ndërsa Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ia ktheu: “Nëse është kështu siç po thua, atëherë është sikurse t’i ushqesh ata me rërë e nxehtë, ndërsa tek All-llahu të mos kesh dënim.”

Të afërmit e Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), përveç një numri të paktë prej tyre, ishin prej njerëzve më të ashpër dhe më të vrazhdë ndaj tij, ata e përndoqën nga vendi i tij, e dëbuan nga shtëpia e tij, e akuzuan me akuzat më të rënda, i bënë atij çdo gjë që kishin mundësi t’ia bënin, derisa dhe e luftuan atë, por kur All-llahu i Madhërishëm i mundësoi që të triumfonte ndaj tyre, atëherë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) i fali dhe për këto lloj falje nuk kishin dëgjuar njerëzit më parë e as që kanë për të dëgjuar ndonjëherë.

Mbajtja e lidhjeve të shton jetën, të shton begatitë dhe mirësitë, të shton shpërblimet dhe devotshmërinë.

Mbajtja e lidhjeve është shenjë e plotësimit të besimit, e nënshtrimit dhe devotshmërisë ndaj All-llahut të Madhëri shëm, si dhe shenjë e praktikimit të Kur’anit. Mbajtja e lidhjeve të mbron nga rruga e keqe, nga ligë sitë e kësaj bote dhe të botës tjetër, si dhe të ruan nga mëkatet.

Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel lem) të ketë thënë: “All-llahu më ka urdhëruar të mbaj lidhjen me atë që më largohet, të fal atë që më lëndon dhe t’i jap atij që më privon.”
S’ka dyshim se prej kësaj lidhja më e mirë dhe më e shpërblyer tek All-llahu i Madhërishëm është lidhja me prin dërit, kujdesi ndaj tyre, mirësjellja dhe lutja për ta, pasi e gjithë kjo është prej adhurimeve ndaj All-llahut të Madhëri shëm e në lidhje me këtë All-llahu thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.”

Në një transmetim tjetër të vërtetuar nga Profeti (sal lall-llahu alejhi ve sel-lem) tregohet se një njeri kishte ardhur tek Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe e kishte pyetur se kush meriton shoqërimin më të mirë dhe këtë pyetje e kishte përsëritur katër herë radhazi, e Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) në tri herët e para i kishte thënë “Nëna”, ndërsa herën e fundit i kishte thënë “Babai”.

Ibn Akimi e kishte lënduar shumë babanë e tij, e kishte fyer dhe kishte shpërdoruar mirësinë dhe mirësjelljen e tij, ndërsa ky i fundit, duke iu ankuar All-llahut të Madhërishëm për veprimet e të birit dhe duke qarë, kishte treguar se si ishte përkujdesur për fëmijën e tij sa ishte i vogël dhe kishte nevojë për të dhe se si i kalonte netët pa gjumë, për shkak të tij, ndërsa tani që ishte plakur po i kalonte sërish netët pa gjumë, por tani nga torturat e të birit, andaj në fund fare i thotë se:

“Sillesh ndaj meje sikur të ishe ti ai që më ke lindur.

Dhe sikur të ishe ti ai që e ka furnizimin tim në dorë.”

S’ka dyshim se muaji i Ramazanit dhe agjërimi i tij janë një shkollë në vete. Shkollë kjo që e skalit, e gdhend dhe e edukon shpirtin e njeriut, duke e pastruar atë nga smira, zilia, urrejtja, xhelozia dhe nga inati ndaj të tjerëve e kjo padyshim që ndodh për shkak të përafrimit që ka besimtari me Krijuesin e tij gjatë këtij muaji. Andaj le të shpresojmë që ky muaj i Ramazanit do të jetë pikëkthehese për ne dhe do të na bëjë prej atyre që do të ringjallim lidhjet me të afërmit tanë. Nëse ato janë shkëputur, t’i përmirësojmë ato, nëse ka diçka që nuk është në rregull dhe t’i vazhdojmë, ashtu siç na porosit All llahu i Madhërishëm në librin e Tij dhe Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) në traditën e tij, duke mos harruar asnjëherë se All-llahu i Madhërishëm nuk do t’ia humb mundin atij që mundohet dhe kontribuon në rrugën e Tij.

O All-llah i Madhërishëm, na forco në fenë Tënde, na udhëzo me udhëzimin e Imamit të të devotshmëve dhe na drejto për në rrugën e drejtë.

Aid el-Karni

“30 Mësimet për agjëruesit”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit