8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

BE-ja thirrje Izraelit për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve në Palestinë, përfshirë Kudsin Lindor

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian (BE) u bëri thirrje autoriteteve izraelite të lehtësojnë mbajtjen e zgjedhjeve në territoret palestineze, përfshirë Kudsin Lindor, pas vendimit të Palestinës për të shtyrë zgjedhjet për shkak të refuzimit të Izraelit për të lejuar mbajtjen e votimit në qytetin e pushtuar të Kudsit Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në emër të BE-së, Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, deklaroi se janë të zhgënjyer nga shtyrja e zgjedhjeve të planifikuara për 22 maj në Palestinë.

Duke rikujtuar se BE-ja mbështet zgjedhjet palestineze, Borrell vuri në dukje se institucionet demokratike palestineze të krijuara në bazë të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut janë jetike si për popullin palestinez, ashtu edhe për zgjidhjen dyshtetërore.

“Një datë e re për zgjedhjet duhet të caktohet pa vonesë. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Izraelit për të lehtësuar mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha territoret palestineze, përfshirë Kudsin Lindor. BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve për qetësi dhe përmbajtje në këtë periudhë të ndjeshme”, tha Borrell.

Ndryshe, presidenti palestinez Mahmoud Abbas më 15 janar nënshkroi dekretin që parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve në territoret palestineze të pushtuara dhe bllokuara pas 15 vjetësh. Dekreti përcaktoi që zgjedhjet parlamentare të mbaheshin më 22 maj, ato presidenciale më 31 korrik dhe zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Palestinez më 31 gusht.

Megjithatë, Abbas dje vendosi të shtyjë zgjedhjet parlamentare derisa Izraeli të lejojë mbajtjen e tyre edhe në Kudsin Lindor të pushtuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit