-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rama: Vendimi më ekstrem duhet të merret për vrasësin e 8-vjeçarit

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për mediat, ka reaguar pas ngjarjes makabër të ndodhur të mërkurën e 16 nëntorit në Fier, ku një 8-vjeçar u vra nga fqinji i tij.

“Vendimi më ekstrem duhet të merret për autorin”, këmbënguli Rama, duke i bërë thirrje drejtësisë të jetë e shpejtë dhe në lartësinë e saj.

Kryeministri i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës.

“Ju shpreh ngushëllimet prindërve familjeve, i vetëdijshëm që fjalët janë të pakta”, tha Rama.

Sipas tij, edhe pse nuk e bën të lehtë peshën e kësaj humbje, por pritet me padurim nga të gjithë është verdikti më ekstrem i drejtësisë “mbi barbarin i cili falë reagimit të menjëhershëm nga Policia e Shtetit gjendet sot prapa hekurave”.

I pyetur për rikthimin e dënimit me vdekje, kryeministri u shpreh se kjo çështje është adresuar kohë më parë si çështje e civilizimit tonë.

“Dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme ngjarjet e tilla”, tha Rama.

Numri një i Qeverisë theksoi se po studiohen rastet e tilla, ku ka pasur përsëritje dhe po projektohet një ndryshim në Kod në bashkëpunim me ministrinë e Brendshme dhe asaj të Drejtësisë.null

“Patjetër që mundësitë për të rishikuar legjislacionin janë gjithmonë, por thelbi është ngritja e trupave gjykues në nivelin e legjislacionit”, shpjegoi ai.

Rama u shpreh se, në buxhetin e 2022 do të ketë një trefishim të mbështjetes për njerëzit që janë të dhunuar, apo pre e trafikimit.

Ai theksoi se, adresimi i problemit kërkon qetësi, pasi drejtësia nuk duhet vetëm të veprojë në një rast, por në mënyrë sistematike.

Për Ramën mbetet problem, raporti nga operacionet e Policisë për kapjen e autorëve dhe mosdënimi i tyre nga Gjykatësit, të cilët kryeministri i cilësoi si të “korruptuar”./AP/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit