7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Përtej zgjedhjeve të fundit: Ne duhet të themelojmë politikat tona në komunitet

Më të lexuarat

Sado të tensionuara dhe vuajtëse të kenë qenë këto ditë të pafundme zgjedhjesh , ato duken të zbehëta në krahasim me zgjedhjet para katër vitetve.

Shumë politikanëve arrogantë nuk ju përsërit mundësia të vazhdojnë t’i gërryejnë institucionet demokratike. Por ne nuk mund të ecim përpara derisa secili prej nesh të pranojë rolin tonë patologjik në atë që jemi bërë si një vend thellësisht i ndarë.

Ne duhet të përballemi me mënyrën se si mund ta përmirësojmë gradualisht këtë realitet tonin i cili është i ngjashëm me cirkun, kjo është bërë politika jonë e zakonshme, ditore. Në të ardhmen ne mund të rijetojmë shumë udhëheqës, kryetarë e kryeministra arrogantë, abuzues dhe “cirkusa”, ndoshta verzione të përmirësuara, kjo do të ndodhë nëse nuk pranojmë përgjegjësinë tonë që me veprime apo mos veprime po krijojmë një shoqëri të ndarë. E kjo përpjekje fillon me të qenit anëtarë më të mirë të komuniteteve tona lokale.

Ja disa fusha dhe praktika të cilat i kuptova më mirë si pasojë e zgjedhjeve në vitet e fundit:

I. Kujdesi për fqinjët tanë të afërt dhe dëgjimi i sfidave dhe shqetësimeve të tyre është pjesa e angazhimit politik që ne të gjithë duhet ta përqafojmë mbi dhe përtej votimit real, nëse shpresojmë të jemi më shumë se një komb 50/50.

II. Mediat sociale dhe algoritmet e saj të drejtuara nga fitimi ekonomik në fakt po e gërryejnë mënyrën se si ne e shohim njëri-tjetrin, por gjithashtu mund të ndryshohen për të na ndihmuar në edukimin më të mirë për peizazhin tonë lokal social/politik.

III. Politika lokale ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën tonë dhe është gjithashtu në qendër të detyrimeve tona fetare ndaj fqinjëve tanë. Politika lokale gjithashtu përcakton tonin se si niveli qendror i nxjerr politikat që provojnë të jenë praktikat më të mira.

IV.  Agjitacioni dhe protestat nuk janë të njëjta me organizimin politik në nivel lokal. Protesta ndonjëherë nevojitet, por ajo kurrë nuk do të zëvendësojë punën e vazhdueshme dhe të durueshme. Ne e mësuam këtë mësim me Pranverën Arabe pasi ajo lëvizje nuk arriti të shndërrohej në një lëvizje që ishte në gjendje të qeveriste në mënyrë efektive. Dhe e njëjta gjë duket të jetë e vërtetë për lëvizjen Black Lives Matter.

Për momentin votimi ka përfunduar. Por votimi është me të vërtetë pjesa më e vogël e angazhimit për të përmirësuar komunitetet tona. Ishte Profeti Muhamed salallahu alejhi ue selem (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ai që dha përkufizimin më specifik të bashkësisë/fqinjësisë dhe i inkurajoi pasuesit e tij që të ruanin të drejtat e fqinjit:

 

“Fqinjët tuaj janë 40 shtëpi para jush dhe 40 shtëpi prapa jush, 40 shtëpi në të majtë dhe 40 shtëpi në të djathtë” Profeti Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)

 

Pse lidhet kjo me të qenit i organizuar politikisht?? Nevoja për organizim politik vjen kur çdo grup njerëzish dëshiron të krijojë ndryshime në përputhje me vlerat e tyre. Të gjithë kemi parë protestë pas proteste që ndikuan pak ose aspak për të bërë ndryshime në nivel të lagjes. Kjo do të vazhdojë të ndodhë përderisa jetojmë pa organizim. Organizimi përfshin bordet e shkollave, klubet e bllokut, organizatat jo qeveritare dhe shtrirjen e komunitetit fetar. Si munden muslimanët të inkurajojnë për të mirën dhe të dekurajojnë të keqen në çfarëdo mënyre kuptimplote? Ajo vjen duke pasur marrëdhënie autentike me fqinjët dhe duke i kthyer lagjet në komunitete të organizuara dhe të angazhuara.

 

Rosa Parks

Asgjë nuk e ndriçon vlerën e marrëdhënieve të tilla më mirë se historia e Rosa Parks në rolin e saj në Bojkotin e Autobusëve në Montgomery. Njerëzit shpesh mendojnë se ajo ishte shpirti i parë i guximshëm që kundërshtoi zakonin e lejimit që vetëm të bardhët të ulen përpara (dhe njerëzit me ngjyrë duhet patjetër të uleshin në fund), ishte ajo që u angazhua që afrikano-amerikanët të mund të uleshin në autobusët e qytetit të saj në cilëndo pjesë që dëshironin. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Dallimi ishte se grupet e saj të marrëdhënieve ishin aq të ndërthurura në komunitetin e saj lokal sa detyroi një përgjigje masive. Lidhjet e Parkut përfshinin qarqet socio-ekonomike, pasi ajo kishte miqësi të ngushta nga profesorët e e deri në punëtorët që merreshin me fushën dhe punimin e tokës. Ajo ishte anëtare në një duzinë organizatash lokale, duke përfshirë edhe kishën e saj lokale dhe NAACP-në. Ajo ishte një rrobaqepëse vullnetare në komunitetet e varfra dhe siguronte përfitime me këtë zanat në qarqet e pasura ku jetonin njerëzit e bardhë. Kur dikush me pozicionimin e saj relacional ishte në gjendje të shfrytëzonte aftësinë organizuese politike të MLK-së dhe Dr. Ralph Abernathy, u ndez Bojkoti i Autobusit të Montgomery-t.

 

Kur diçka u ndodh muslimanëve, kë mund të mobilizojmë për t’iu përgjigjur? Kush zemërohet? Me kë punojmë në komunitetet tona për të krijuar politika që pasqyrojnë vlerat tona dhe cilat janë barrierat tona të brendshme për një bashkëpunim të tillë?

 

“Kush prej jush sheh një vepër të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij; e nëse nuk ka mundësi ta bëjë këtë, atëherë me gjuhën e tij; dhe nëse ai nuk mund ta bëjë këtë, atëherë me zemrën e tij – dhe ky është besimi më i dobët.” – Profeti Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)

 

Paraardhësit tanë u organizuan në nivel lokal

Në një moment në kohë zgjedhjesh, në mendjet e shumë njerëzve u arrit shuma më e madhe e angazhimit politik dhe tani pasi ajo periudhë ka kaluar, disa mund ta konsiderojnë këtë angazhim si të pavlefshëm. Ne harrojmë shpejt se organizatat që luftuan për të drejtat e votës fillimisht u organizuan në nivel lokal për të përmirësuar komunitetet. SNCC, SNCC, CORE, NAACP dhe Liga Urbane u formuan të gjitha për të krijuar ndryshime në mënyra të ndryshme dhe lufta për të drejtat e votës ishte një komponent i këtyre agjendave lokale. Pra, kur tundohemi të besojmë se votimi nuk ka rëndësi, ka të ngjarë për shkak të mungesës së angazhimit tonë në çështjet lokale që formojnë konturet e jetës sonë në komunitet. Nëse keni dëgjuar ndonjëherë për Ella Baker ose Fannie Lou Hamer (ja vlen të hulumtoni!), ndoshta nuk e keni blerë kurrë këtë lloj logjike.

 

Një nga mësimet e shumta që mund të nxjerrim nga kjo histori e pasur është se ne nuk mund të ndjekim politika, të kërkojmë aleanca ose të negociojmë një pozicion me partitë politike (shih debaklin e Ice Cube në negociatat me Trump) pa u organizuar më parë nga brenda. Asnjë grup miqësishë apo mbështetje filantropike nga jashtë nuk mund të zëvendësojë nevojën për organizim të brendshëm. Kjo mungesë e angazhimit të organizuar politik i ka dobësuar muslimanët në përgjithësi, por i ka dobësuar fatalisht muslimanët afrikano-amerikanë si zëra brenda komunitetit më të madh të zezakëve – një zë që i dha Islamit vendin e parë plotësisht të pranuar dhe me ndikim në shoqërinë amerikane.

 

Komunitetet muslimane të bazuara në emigrantë mund të përfitojnë gjithashtu nga një qasje lokale, sepse pavarësisht se janë disa breza në Amerikë, bonafidi i tyre amerikan ende nuk është vendosur në gur. Shqetësimet rreth islamofobisë nuk do të ndryshojnë jashtë zhvillimit të marrëdhënieve autentike me jomuslimanët.

 

Kjo na shtynë gjithashtu kundër një kulture të formuar në mënyrë disproporcionale nga algoritmet e mediave sociale që promovojnë izolimin dhe ndarjen për hir të fitimit. Vëmendja jonë ndaj ciklit kombëtar të lajmeve e largon vëmendjen tonë edhe nga komunitetet lokale ku është formuar fuqia jonë. Në këtë lloj sëmundjeje politike, riangazhimi në politikën lokale dhe në marrëdhëniet me komunitetin mund të na kthejë te parimet e rëndësishme që rezonojnë me vlerat e Islamit.

 

Politika lokale ndihmon në formimin e politikës federale

Fjala e fundit për çdo ligj apo politikë i takon qeverisë federale, por pjesa më e madhe e asaj që bëhet ortodoksi fillon me disa qytetarë të shqetësuar në komunitetet lokale. Ashtu si me policimin në komunitet, reformën e drejtësisë penale, qëndrueshmërinë e klimës ose ndonjë çështje që nuk është kapur, qeveria federale shpesh do të tërhiqet për të parë se si funksionon një ligj i ri në nivel shtetëror dhe lokal. Illinois nuk e priti Obamacare, por ka një program të mirë-krijuar për të siguruar që çdo 18 vjeçar e lart në Illinois të ketë sigurim shëndetësor përmes një programi të quajtur All Kids. Kolorado, në mes të protestave kundër brutalitetit të policisë, ka ndryshuar ligjin e tyre të imunitetit të kualifikuar për ta bërë policinë më të përgjegjshme. Dhe Kalifornia e ka avancuar bisedën mbi dëmshpërblimet duke sanksionuar një studim për të kuptuar se si mund të përfitojë shteti duke korrigjuar pasardhësit e skllavërisë amerikane.

 

Duke avancuar çështjet dhe duke zgjedhur përfaqësues që mbështesin kauzat në të cilat besojmë, ne e futim veten në një narrativë që përndryshe do të ishte falsifikuar pa ne. Nuk ka asnjë rrugë të shkurtër në këtë proces, por duhet përveshur mëngët për të kuptuar sistemet tona lokale dhe organizatat ekzistuese. Interesat që promovohen dhe mbrohen me para, janë ato që përgatiten për të kontrolluar narrativën pavarësisht se kush është presidenti dhe ne duhet ta rindërtojmë këtë sistem nga themeli. Historia jonë na ofron një udhërrëfyes për ta bërë këtë dhe shkon përtej të qenit qytetarë që debatojnë vetëm për çështje kombëtare duke qëndruar mënjanë. Përkujtimi i 40 fqinjëve tanë siç këshilloi Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) është vendi më i mirë për të filluar.

 

Disa fusha të dobishme ku mund ta rrisni përkushtimin dhe angazhimin tuaj:

Zgjedhjet Lokale.

Zgjedhjet Parlamentare dhe veprimtaria e parlamentit.

Bordet e shkollave.

Bashkëpunimi dhe përcjellja nga afër e punës së prokurorisë.

Kryetarët e Komunave (Bashkive)

 

Solli në gjuhën shqipe kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit