-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Rama thumbon opozitën me thënien e tij, por a e di kryeministri shqiptar çfarë tha Martin Luther King para se të vdiste?

Më të lexuarat

Një ditë para protestës së opozitës, kryeministri Edi Rama ka cituar një shprehje të Martin Luther King, i cili njihet për këmbënguljen e tij për format paqësore të protestave.

Sipas thënies së publikuar nga Rama, protestat nuk të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Duke thumbuar kështu opozitën.

“Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen”, shkruan Rama.

Është e vërtetë, Martin Luther King njihet për dëshirën e tij për të përdorur protestat paqësore, por shumë më pak vëmendje i është kushtuar fjalëve që ai ka thënë në vitin e fundit të jetës.

Siç shkruan revista “Times“, në vitin që ai vdiq, King sapo kishte nisur një fushatë për njerëzit e varfër dhe u përpoq të trajtojë çështjet e papunësisë, mungesës së strehimit dhe ndikimin e varfërisë në jetën e miliona amerikanëve, të bardhë dhe me ngjyrë.

Gjuha e King ishte bërë më e fortë dhe më këmbëngulëse se më parë, duke nxitur veprime të drejtpërdrejta për të sjellë ndryshimin. Në fakt, ai e bëri shumë të qartë se rebelimet kanë vendin e tyre në Amerikë.

Vetëm disa javë para se të vdiste, King kishte këto fjalë radikale për të thënë: “… nuk është e mjaftueshme që unë të qëndroj para jush sonte dhe të dënoj trazirat. Do të ishte moralisht e papërgjegjshme për mua ta bëja atë, pa dënuar në të njëjtën kohë dhe kushtet kontigjente dhe të patolerueshme që ekzistojnë në shoqërinë tonë.

Këto kushte janë ato që i bëjnë individët të mendojnë se nuk kanë alternativë tjetër përveçse të angazhohen në rebelime të dhunshme, për të fituar vëmendje. Dhe duhet të them sonte që një trazirë (protestë e dhunshme) është gjuha e të padëgjuarve. Dhe çfarë Amerika ka dështuar të dëgjojë?… Nuk ka arritur të dëgjojë se premtimet e lirisë dhe të drejtësisë nuk janë përmbushur. Dhe nuk ka arritur të dëgjojë se segmente të mëdha të shoqërisë së bardhë, janë më të shqetësuara për qetësinë dhe status quon sesa për drejtësinë dhe njerëzimin. “

Po këtë thënien tjetër të Martin Luther King, e ka lexuar Rama? /Hashtag

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit