-1.4 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

“Rama i ofron lehtësira karteleve të drogës”

Më të lexuarat

Partia Demokratike akuzon sërish kryeministrin Edi Rama me kartelat e drogës.

Enkelejd Alibeja tha në dëklaratë për shtyp se droga e arrestuar vetëm ditët e fundit në Itali, ishte e mbjellë, magazinuar dhe transportuar nga Shqipëria.

“Këto ngarkesa të mëdha dëshmojnë edhe një herë se Shqipëria me Edi Ramën u bë hambari i Europës për drogën, dhe për këtë arsye prej kohësh bien këmbanat e alarmit. Qartazi, e shkruar dhe në raportet europiane dhe në qëndrimet e tyre, droga i ka zënë rrugën vendit tonë drejt Bashkimit Europian. Vetëm Edi Rama refuzon ta njohë këtë realitet. Edhe pse në brigjet italine dhe në Greqi pothuajse cdo ditë mbërrin një ngarkesë me tonetala me drogë, Rama sërish thotë nuk ka drogë. Një trafik i tillë i organizuar nuk kapet asnjëherë nga autoritetet tona, por vetëm nga policitë e vendeve fqinje. Kjo dëshmon qartë se karteleve të drogës u ofrohet lehtësia dhe bashkëpunimi i duhur në këtë biznes kriminal. Me Edi Ramen dhe Sajmir Tahirin, Shqipëria është kthyer në oazin e bosëve të drogës”, deklaroi Alibeaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit