1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Rama e Abazoviç vendosin: Një urë Velipojë – Ulqin

Më të lexuarat

Zv.kryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, tha tre kanë qenë temat kryesore që janë diskutuar me kryeministrin Edi Rama, mes tyre është edhe krijimi i një urë nga Velipoja në Ulqin që do t’i jepte më shumë zhvillim të dyja vendeve.

“Kjo ishte vizita e parë zyrtare e qeverisë së re në Shqipëri.

Me kryeminitrin Edi Rama kemi biseduar gjëra konkrete dhe kemi fol shumë bukur dhe se një pjesë e këtyre gjërave të realizohen do ishte një punë shumë e madhe dhe e mirë.

Tre projekte për infrastrukturën kemi diskutuar me kryeministrin, trendi Dors-Podgoricë, autostrada Korridori Blu.

Kjo është një gjë çfarë kemi për të aplikuar bashkë dhe e treta një urë që do lidhë Velipojën dhe Ulqinin, të jetë e gjerë sa është e gjithë Buna.

T’i bëjmë këto të dyja një zonë e madhe turistike. Rama ka treguar një gatishmëri të jashtëzakonshme”, tha Abazoviç në një intervistë në Top Talk në TCH. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit