7.8 C
Pristina
Wednesday, September 22, 2021

MESAZHI/ Sprova “Berisha”: a është kjo përgjigja e Bashës për amerikanët?

Më të lexuarat

Nuk është e qartë nëse instiktivisht apo me kast, kreu demokrat Basha është shfaqur jo thjesht më afër paraardhësit të tij zyrtar, apo njëherësh mentorit të tij politik Berisha, por dhe është përqafuar me të në një mënyrë të pazakontë deri më sot, së paku publikisht.

Vjen kjo “ndukje politike” mes tyre në kohën kur SHBA e kanë shpallur Berishën një person “non grata”, goditja më e rëndë kjo amerikane në politikën shqiptare, e njëherësh s’kanë rreshtur, si dhe në këtë rast, t’i përcjellin mesazh Bashës se ka ardhur koha për të bërë divorcin e madh me të, nëse kërkon t’i ketë të mira raportet me Uashingtonin.

WhatsApp-Image-2021-07-17-at-11.34.43
WhatsApp-Image-2021-07-17-at-11.37.27
WhatsApp-Image-2021-07-17-at-11.37.24

Por sot, në Kuvendin e PD-së, Basha duket se i ka kthyer një përgjigje SHBA me aktin të përqafuarit të Berishës, edhe më fort, si një mesazh se nuk ka ndërmend të shkëputet prej tij.

Por prova e madhe pritet të jetë në shtator, në Kuvendin e ri, ku PD, sipas kritereve që dhe vetë ajo promovon lidhur me xanxat amerikane që i vihen një figure politike – fjala vjen Tom Doshi – nuk duhet ta lejojë futjen e Berishës aty me xanxën “non grata” nga amerikanët.

Por si parathënie, përqafimet e sotme përçojnë mesazhin se kjo nuk ka gjasë të ndodhë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit