-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Raka, qytetarëve: Mos përdorni antibiotikë kundër COVID-19 edhe nëse ju përshkruan doktori

Më të lexuarat

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se përdorimi i antibiotikëve kundër COVID-19 ka qenë problem edhe në Kosovë por edhe në botë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos përdorin antibiotikë për ta luftuar coronavirusin, njofton Klankosova.tv

“COVID-19 shkaktohet nga virusi dhe antibiotikët nuk kanë kurrfarë efekti në parandalimin e tij. Nuk jepen antibiotikët”, është shprehur ai.

“Këto ditë do të dalë udhërrëfyesi klinik për trajtimin e COVID-19 ku një kapitull i është kushtuar coronavirusit. Antibiotikët janë marrë kotë për ta trajtuar COVID-19. Antibiotikët jepen nëse të njëjtën kohë ke infeksion bakterial. Mos përdorni antibiotikë edhe nëse ju përshkruan doktori”, ka thënë Raka.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit