19.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Sot nga SHBA-të arrin kontingjenti prej 35 mijë vaksina antiCOVID  

Më të lexuarat

Sot do të pranohet kontingjenti prej 35 mijë vaksinash kundër coronavirusit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është paralajmëruar se kjo dërgesë do të arrijë në orën 15:00.

Të pranishëm do të jenë liderët e vendit dhe ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett.

Ndryshe, një ditë më parë u paralajmërua se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë këtë javë në Kosovë një kontingjent prej 35 mijë e 100 vaksinash kundër COVID-19.

Kështu i kishte thënë Zërit të Amerikës një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Ai tha se vaksinat dërgohen përmes programit COVAX dhe janë pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të luajtur një rol udhëheqës në luftën për t’i dhënë fund pandemisë kudo në botë.

Dozat për Kosovën janë pjesë e një blerjeje prej gjysmë miliardi të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti Joe Biden, në fillim të kësaj vere. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit