1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ragmi Mustafi: Vuçiç është armiqësor ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Më të lexuarat

Raportet mes qeverisë serbe dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës vazhdojnë të jenë armiqësore. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, z. Ragmi Mustafi gjatë intervistës në “Balkan Talks” në Euronews Albania shprehet se presidenti Vuçiç është armiqësor ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Raporti është armiqësor ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës dhe ka një qasje politike diskriminuese nga institucionet”, thotë z. Mustafi.

Sipas tij, ky diskriminim dhe spastrim etnik tregohet nëpërmjet procesit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që është duke vazhduar ende nga institucionet qeveritare.

Për pasivizimin e adresave, z. Mustafi thotë se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ndërmarrë masa dhe i është drejtuar institucioneve ndërkombëtare e kombëtare.

“Ky problem është evidentuar dhe kërkohet ndërhyrje nga faktori ndërkombëtar përmes presionit që mund t’i bëjë Beogradit, për shkak se Beogradi vazhdon të ketë politika diskriminuese ndaj shqiptarëve”, – shprehet kryetari i Këshillit Kombëtar.

Kjo çështje, sipas z. Mustafi, po vazhdon me paditë në gjykatat në Serbi dhe pasi të kalojnë instancat gjyqësore në Serbi do e çojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Ai nënvizon se zgjidhja e vetme e këtij problemi, me të cilin po përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës, është të ndërpritet si proces e t’i kthehet çdo qytetari shqiptar gjendja e mëparshme juridike.

Z. Mustafi shprehet se nuk ka normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë pa trajtuar problemin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ndërsa nisma “Ballkani i Hapur” mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për z. Mustafi do ndikojë në zhvillimin individual të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Konsideroj që gjatë këtij procesi kryeministri Rama duhet të adresojë edhe çështjet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, përfundon z. Mustafi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit