9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Dyndja e indianëve për shkak të karantinës rrit turizmin në Serbi

Më të lexuarat

Serbia po përfiton nga “turizmi i karantinës” sepse mijëra vizitorë indianë bëjnë një ndalesë dy javore teksa udhëtojnë drejt vendeve të tjera.

Duke qenë se India ka regjistruar më shumë raste me COVID se çdo vend tjetër përveç SHBA-së, qytetarëve indianë iu ndalohet hyrja në shumë shtete nëse nuk kalojnë dy javë në një vend tjetër gjatë rrugës.

Serbia është bërë një pikë e popullarizuar nga indianët sepse ofron hyrje të lirë nëse janë vaksinuar dhe kanë një test negativ për COVID-19. Atyre i kërkohet të kalojnë në izolim shtatë ditët e para në Serbi dhe në fund të karantinës të bëjnë një tjetër test.

Pronarët e hoteleve deklaruan se mijëra indianë erdhën në Beograd në korrik.

Në qershor Serbia regjistroi një rritje vjetore 48.4% të turistëve dhe numri i qëndrimeve gjatë natës u rrit me 39.3%, tha Zyra e Statistikave. Turizmi përbën rreth 2.5% të prodhimit të brendshëm bruto dhe për shkak të kufizimeve të COVID-19 Serbia humbi më shumë se 1 miliard euro vitin e kaluar.

Që nga dhjetori i kaluar, në Serbi janë vaksinuar pothuajse një e treta e 6.7 milionë banorëve. Vendi ka regjistruar më shumë se 720 mijë persona të infektuar me COVID-19 dhe më shumë se 7 mijë vdekje nga virusi. /euronews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit