-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Qoftet suedeze janë gatuar sipas recetës…

Më të lexuarat

Qeveria e Suedisë ka pranuar se qoftet e njohura suedeze nga mishi janë gatuar në bazë të recetës së qofteve osmane.

Qoftet nga mishi janë ndër ushqimet më të njohura në gastroniminë suedeze, por edhe tërë kuzhinës skandinave në përgjithësi. Ndërkohë, qeveria e kësaj mbretërie fundjavën e kaluar zbuloi sekretin e prejardhjes së tyre, të cilën shumë njerëz tashmë e kishin ditur.

“Qoftet suedeze e kanë origjinën nga receta osmane të cilën në fillim të shekullit të XVIII, nga Turqia e solli mbreti Charles XII. Ne njohim të vërtetën dhe faktet”, shkroi qeveria në rrjetet sociale “sweden.se“.

Profesoresha në univerzitetin Uppsali, Annie Mattson, tha  në kohën kur mbreti suedez Charles XII pësoi disfatë nga rusët, për pesë vite ka qenë nën përkujdesin e shtetit Osman dhe ka jetuar në territorin e atij shteti, në Moldavinë e sotshme.

“Mbreti Charles XII, me tu kthyer në Suedi solli recetën e qofteve osmane, kafenë dhe sarmën”, tha Mattson.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit