18.7 C
Pristina
Saturday, May 28, 2022

Për pare Haradinaj i do arabët, ja çfarë tha në takim me Këshillin e Odave Saudite

Më të lexuarat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Këshillit të Odave Saudite, si dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme nga Arabia Saudite, të kryesuar nga Khalid Abdulrahman AL Othman.

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës bëhet e ditur se kryeministri Haradinaj gjatë takimit ka thënë se Kosova është vend i sigurt dhe i hapur për investime të huaja.

Sipas njoftimit, duke falënderuar delegacionin për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim, Haradinaj ka konfirmuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të krijuar kushte të përshtatshme për investime strategjike, që do të ndihmonin, sipas tij, zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Republika e Kosovës me Arabinë Saudite ka raporte korrekte bilaterale të cilat mund të zgjerohen në bashkëpunim ekonomik”, është shprehur Haradinaj.

“Kosova ka potenciale të mëdha për të pranuar investime direkte. Ne kemi krijuar ambient të përshtatshëm për investitorët e huaj, kemi resurse njerëzore, fuqi të re punëtore dhe të profilizuar si dhe kushte të volitshme për sa i përket legjislacionit në fushën e të bërit biznes”, ka shtuar ai.

Në njoftim thuhet se takimi me investitorët dhe biznesmenët nga Arabia Saudite është në vazhdën e përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të dhënë mesazhin se Kosova po bëhet një treg atraktiv ku mund të investohet në shumë fusha.(AA).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit