4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Qindra persona humbën jetën në një ndeshje futbolli në Indonezi

Më të lexuarat


Të pakënaqur nga humbja e ekipit të tyre, tifozët vendas u ballafaquan me policinë me ç’rast humbën jetën 174 persona.

Futbolli shndërrohet në tragjedi historike në Indonezi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme 174 persona kanë humbur jetën dhe rreth 200 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas ndeshjes në kampionatin indonezian ndërmjet ekipeve rivale Arema dhe Persebaya, e cila përfundoi me rezultatin final 2:3.

Të zhgënjyer nga humbja si nikoqir, tifozët vendas pas ndeshjes morrën guximin të futen në fushë dhe të demolojnë gjithçka, me ç’rast erdhi edhe përplasja brutale me policinë, që shkaktoi edhe vdekjen e qindra personave.

Policia hodhi gaz lotsjellës i cili është i ndaluar në stadiumet e futbollit nga FIFA, ndërsa të paktën pesë automjete policie u rrëzuan dhe u dogjën mes kaosit.

Disa raportohet se u shtypën në një rrëmujë ndërsa mbështetësit nxituan të largoheshin nga Kanjuruhan.

Trazirat vazhduan jashtë stadiumit deri në orët e para të mëngjesit të së dielës derisa turmat u shpërndanë përfundimisht.

Kryeinspektori i Përgjithshëm i Policisë së Java-s Lindore, Nico Afinta tha këtë mëngjes se 174 persona janë konfirmuar të vdekur, 34 prej të cilëve kanë vdekur në stadium. Dy nga të vdekurit ishin policë, ndërsa raportohet se mes viktimave ka edhe fëmijë.

PSSI, shoqata e futbollit të Indonezisë, ka pezulluar për një kohë të pacaktuar Liga 1 në dritën e tragjedisë dhe e ka ndaluar Arema të organizojë ndeshje futbolli për pjesën e mbetur të sezonit aktual. Më shumë sanksione mund të pasojnë ndërsa policia kryen një hetim mbi trazirat masive.

TRT Balkan /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit