-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Qeveria e Kosovës hap Parkun Inovativ në Prizren për qytetarët e prekur nga tërmeti

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës ka vendosur të hapë Parkun Inovativ Trajnues në Prizren, në dispozicion për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Vendimi është bërë i ditur nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Deklarata e plotë e Ramush Haradinajt:

Parku Inovativ Trajnues në Prizren, do të jetë në dispozicion si strehë e përkohshme e të gjithë atyre që kanë pësuar nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë.

Së bashku me Ambasadën Gjermane në Prishtinë, zyrën e GIZ-it në Kosovë dhe Komunën e Prizrenit, kemi nisur përgatitjet e nevojshme për pranim-strehim, kujdes shëndetësor dhe ushqimor në Parkun Inovativ dhe Trajnues.

Deri në 800 shtretër dhe hapësira akomoduese do të jenë në dispozicion për banorët që kanë pësuar nga kjo tragjedi.

Si Kryeministër në detyrë menjëherë kam vendosur komunikim me institucionet përgjegjëse shtetërore në Shqipëri për të koordinuar hapat e mëtejmë për zbatim të këtij aksioni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit