9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nuk ndalen tërmetet në Shqipëri/ Qendra Sizmologjike Europiane: Nuk kemi parë një rast të tillë më parë

Më të lexuarat

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare,EMSC, ka reaguar me anë të një postimi në Twitter në lidhje me tërmetet e herëpashershme që po lëkundin Shqipërinë.

Vetëm në dy-tre orët e fundit, vendi është lëkundur nga 10 tërmete, më i forti 5,3 ballë, i cili shkaktoi edhe panik te qytetarët.

Sipas ESMC, asnjëherë nuk janë ndjerë lëkundje kaq të shpeshta dhe me shkallë kaq të lartë në të njëjtin rajon.

“Që prej fillimit të aplikacionit të tërmeteve në 2014, ne kurrë nuk kemi parë një shkallë kaq të lartë të tërmeteve të ndjerë në të njëjtin rajon.
Kjo është një kohë shumë shqetësuese dhe e vështirë për njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri dhe të gjitha mendimet tona janë me ju. Qëndroni të sigurtë”, shkruan qendra në postimin e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit