1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Qëndrimi sheriatik për atë njeri që bën ndonjë mëkat të madh?!

Më të lexuarat

PYETJA:

I nderuari hoxhë! Ata që kanë bërë ndonjë mëkat të madh (p.sh. imoralitet, vjedhje, shpifje) ndërsa nuk kanë askënd që do ta kryente mbi të dispozitën e Allahut e të cilët pastaj vdesin para se të pendohen për shkak të atij mekati, atëherë më tregoni cila është dispozita e Allahut për ta në Ditën e Gjykimit?

PËRGJIGJJA:
Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit është: Muslimani që vdes, mirëpo në këtë botë ka vazhduar në kryerjen e mëkateve të mëdha, siç janë imoraliteti, shpifja apo vjedhja, atëherë në Ditën e Gjykimit do të jetë nën vullnetin e Zotit xh.sh. Nëse do Allahu xh.sh., ia falë, e nëse nuk do Ai, atëherë do ta dënojë për mëkatin e madh që ka vazhduar ta kryej dhe për të cilin nuk është penduar. Edhe pas dënimit, përsëri vendi i tij përfundimtar është Xheneti, për shkak se Allahu i Lartësu- ar thotë: “Vërtet, Allahu nuk falë që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia falë kujt të dojë.” (En-Nisa: 48, 116)

Për këtë janë transmetuar hadithe autentike që tregojnë se musli- manët mëkatarë të cilët nuk i kanë bërë shirk Allahut xh.sh., do të nxirren prej zjarrit. Transmetohet se Usame ibën Samiti r.a. ka thënë: “I Dërguari ka thënë: “Ishim te Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) e ai tha: “A do të ma jepni besën se nuk do t’i bëni shirk Allahut, se nuk do të bëni imoralitet dhe se nuk do të vjedhni?” dhe pastaj e lexoi ajetin për gratë. “Kush prej jush e plotëson betimin, shpërblimi i tij është te Allahu xh.sh., ndërsa kush prej jush e bën ndonjë mëkat të këtillë dhe nëse mbi të kryhet denimi, atëherë kjo do të jetë shpengim prej mëkateve. E kush bën ndonjë mekat prej këtyre që u përmendën dhe Allahu xh.sh. ia fsheh atë, çështja e tij është te Allahu, nëse do e denon, e nese do, e falë. “ (Buhariu)

Burimi: Komisioni i përhershëm për çështje sheriatike (fetva)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit