5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Qëndrimi i shteteve të QUINT-it, deklarata e kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut dhe kërcënimi i Listës serbe

Më të lexuarat

Mitrovica e Veriut të premten u bë me kryetar të ri pas zgjedhjeve të 23 prillit, që ishin rrjedhojë e dorëheqjes së kryetarëve paraprak të Listës serbe.

Në krye të veriut të Mitrovicës erdhi Erden Atiq, kandidat nga lëvizja Vetëvendosje.

Ceremonia e betimit të kryetarit të ri kaloi e qetë dhe pa asnjë incident, gjersa për sigurinë atje është kujdesur Policia e Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Policia e Kosovës (PK), sipas detyrës zyrtare dhe objektivave të parapara strategjike, vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

Gjatë kësaj ceremonie në objektin e komunës ishte vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës, gjersa vendimin e parë pasi u betua Atiq e mori me emërimin e zëvendëskryetares që vjen nga radhët e komunitetit serb, Katarina Axhançiq.Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetarja, Katarina Axhançiq

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut me ta marr detyrën tha se do të punojë për të mirën e gjithë qytetarëve në komunën që ai do të udhëheq.

“Ne me gjithë ekipin unë si kryetar shprehna se do të punojë për të gjithë qytetarët e komunës pa dallim dhe pa diskriminim, angazhimin më të madh do ta bëjë për të normalizuar këtë pjesë të komunës dhe bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të na takojnë e të bashkëpunojmë sa më mirë”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarët se kur do të hapin urën e Ibrit, kryetari theksoi se do të punojnë në rregullimin e çdo problemit që kanë qytetarët.

I pranishëm në veri të Mitrovicës gjatë kësaj ceremonie ishte edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ai pas ceremonisë tha se niveli qendror do të jetë në mbështetje të secilit kryetar komunal në zbatim të mandatit të tyre ligjor e kushtetues, gjersa i shpreh se është e rëndësishme që qytetarët e veriut të Mitrovicës të kenë shërbime adekuate cilësore dhe të kenë kryetarin, nënkryetarin afër tyre.Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nëkryetarja Axhançiq dhe asamblistë pas ceremonisë së betimit

E për të punuar kryetarët e komunave u shkoi mesazhi edhe nga Prishtina.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se kryetarët në katër komunat veriore duhet të marrin mandatin brenda afatit ligjor.

“Siç e dini zgjedhjet janë mbajtur për shkak se Kushtetuta jonë dhe legjislacioni në fuqi kërkon që të mbahen zgjedhjet sa herë që një kryetar komune jep dorëheqje. Ajo që e ka krijuar këtë situatë ka qenë dorëheqja e ish kryetarëve të komunave veriore.

Në këtë situatë ne kemi pasur obligime kushtetuese dhe ligjore dhe institucionet e sigurisë kanë bërë çmos që dita e zgjedhjeve të shkojë pa asnjë problem.

Bojkoti i qytetarëve serb atje nuk ka qenë vullnetar ka qenë bojkot i detyruar i cili është nxitur nga Vuçiqi në Serbi dhe është zbatuar nga strukturat e tij ilegale dhe kriminale në veri të Kosovës, të cilët vazhdimisht kanë frikësuar, shantazhur dhe kërcënuar qytetarët serb në veri”, ishte shpreh ajo.

Presidentja shtoi se “tash jemi në një situatë ku përkundër përqindjes së vogël ligji nuk kërkon ndonjë përqindje të caktuar të pjesëmarrjes. Dhe kryetarët dhe të gjithë të zgjedhurit kanë detyrim që brenda afateve ligjore ta bëjnë betimin dhe të fillojnë punën e tyre”.

“Çka është me rëndësi është që të gjithë kryetarët të punojnë me qytetarët që banojnë në këto katër komuna dhe t’i bindin që të gjitha projektet janë në të mirë të tyre, shërbimet administrative janë në të mirë të tyre, siguria është në të mirë të tyre. Projektet ekonomike i fuqizojnë ata, pra secili veprim është për të mirën e qytetarëve dhe jo të kundërtën, dhe ne presim që të gjitha këto procedura të shkojnë pa ndonjë problem dhe pa ndonjë tension”, tha ndër tjera e para e shtetit.

E në orët e mëngjesit të së premtes, para nisjes së ceremonisë së betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut vendet e QUINT-it përmes një deklarate kërkuan nga të gjitha palët që të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensione.

Përmes një njoftimi, u është bërë thirrje të gjithë aktorëve që urgjentisht të punojnë së bashku, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme në katër komunat në veri.

Sipas tyre, këtu përfshihet edhe procesi i betimit të kryetarëve të rinj, pas siç thonë ata, nuk kërkohet që betimi të bëhet në zyrat komunale.

E ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ditë më parë theksoi se thënë se zgjedhjet e mbajtura më 23 prill ishin konform ligjeve të Kosovës të mandatuara me Kushtetutë.

ReklamaAmbasadori amerikan, Jeffrey Hovenier

“Duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapo zgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik’, ka thënë ambasadori amerikan për Telegrafin në këtë intervistë ekskluzive.

Sipas tij, çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre ligjore do të përballet me dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët.

Por, Hovenier më tej ka thënë se zyrtarët e zgjedhur duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur. “Vendndodhja brenda komunës në të cilën zyrtarët e zgjedhur bëjnë betimin në ceremoni nuk ndikon në statusin e tyre si zyrtar i zgjedhur”, ishte shprehur ambasadori Hovenier.

Ceremonisë së qetë të betimit dhe pa incidente në Mitrovicë të Veriut të premten i ka paraprirë edhe një telefonatë e këshilltarit të lartë amerikan, Derek Chollet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Megjithëse procesi shkoi qetë dhe pa asnjë incident, me të përfunduar ceremonia e betimit Lista serbe mbajti një konferencë për media.

Ish-deputeti i kësaj liste, Igor Simiq doli në një konferencë për media, së bashku me katër ish-kryetarët e komunave në veri të vendit.

Ata thanë se Albin Kurti duhet të ndalë siç thanë ata “përndjekjen e serbëve”, ose pas 1 qershorit do të tregojnë format e tyre të rezistencës.

“Sot ka filluar okupimi i veriut zyrtarisht, ne jemi për ta ruajtur paqen por durimit i ka ardhur fundi, andaj i japim afat Albin Kurtit që deri më 1 qershor të ndaloj represionin, përndjekjen, arrestimin e serbëve dhe të tjera. Nëse kjo nuk ndalet deri më 1 qershor, ne do të tregojmë format tona të rezistencës”, tha Simiq, pa dhënë detaje për çfarë rezistence bëhet fjalë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit