4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Manastiri i Deçanit, QUINT-i: Vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen, vonesat pengojnë procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Më të lexuarat

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kanë përsëritur thirrjen për Qeverinë e Kosovës që të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit.

Në reagimin e QUINT-it me rastin e 7 vjetorit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit thuhet se në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë.

“Pavarësisht këtij vendimi juridik dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës nuk është zbatuar ende shtatë vjet më vonë.

Ne jemi të bashkuar në mbështetje të së ardhmes demokratike dhe evropiane të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Për QUINT-in, sundimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejmë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Vonesa e mëtejme është vetëm pengesë për këtë përparim”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit