1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Qatar Petroleum merr të gjitha eksportet e naftës në Katar

Më të lexuarat

“Duke ecur përpara, Qatar Petroleum bëhet kontakti i vetëm me tregjet ndërkombëtare për të gjitha aktivitetet e marketingut dhe shitjeve”, tha kompania në njoftimin me shkrim

 

ANKARA (AA) – Qatar Petroleum është bërë kompania e vetme përgjegjëse për eksportimin e naftës së papërpunuar të vendit, njoftoi kompania, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim të lëshuar nga Qatar Petroleum, kompania deklaroi se në përputhje me direktivën ministrore të Katarit, vendimi hyn në fuqi nga 1 janari dhe “të gjitha prodhimet e naftës së papërpunuar në shtetin e Katarit për tregjet ndërkombëtare janë caktuar për Qatar Petroleum”.

“Duke ecur përpara, Qatar Petroleum bëhet kontakti i vetëm me tregjet ndërkombëtare për të gjitha aktivitetet e marketingut dhe shitjeve”, tha kompania në njoftimin me shkrim.

Më tej thuhet se më parë Qatar Petroleum dhe kompanitë e ndryshme ndërkombëtare të naftës aktive në prodhimin e naftës së papërpunuar në Katar, në mënyrë të pavarur tregtonin naftë të papërpunuar bazuar në të drejtat e tyre të prodhimit.

Presidenti i Qatar Petroleum dhe shefi ekzekutiv, Saad Sherida al-Kaabi, e përshkroi njoftimin si “një hap të mëtejshëm drejt realizimit të vizionit të kompanisë për t’u bërë një nga kompanitë më të mira kombëtare të naftës në botë, me rrënjë në Katar dhe me prani të fuqishme ndërkombëtare”.

“Rregullimi i eksporteve të naftës së papërpunuar pritet të japë sinergji të rëndësishme në fushën e marketingut dhe logjistikës, si dhe në efikasitetin e kostos në dobi të shtetit të Katarit dhe të njësive të prodhimit të naftës së papërpunuar. Ajo poashtu do të përforcojë më tej aftësinë e

marketingut ndërkombëtar të Qatar Petroleum-it dhe do të zgjerojë gjurmët e saj globale”, tha al-Kaabi.

Ai theksoi se kjo poashtu është një arritje e rëndësishme në mbështetje të rritjes së vazhdueshme dhe të qëndrueshme të zhvillimit të ekonomisë kombëtare të Katarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit