14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Turqia dërgoi ndihma në ushqim refugjatëve myslimanë në Kamerun

Më të lexuarat

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dërgoi ndihma në ushqim për 5 mijë e 885 refugjatë myslimanë nga Afrika Qendrore që jetojnë në kushte të vështira në Kamerun.

 

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dërgoi ndihma në ushqim për 5 mijë e 885 refugjatë myslimanë nga Afrika Qendrore që jetojnë në kushte të vështira në Kamerun.

Në një komunikatë me shkrim të bërë nga TIKA refugjatëve të strehuar në kampin “Uni Pour Servir” në Kamerun u janë dërguar 50 tonelata ushqim nëpërmjet kësaj agjencie.

Koordinatori i TIKA-s në Kamerun, Ahmet Bozbey në fjalimin e mbajtur gjatë shpërndarjes së ushqimit deklaroi se Turqia është e vetëdijshme për krizat e refugjatëve në mbarë botën si ajo e refugjatëve të Afrikës Qendrore, të nikoqirit Kamerun dhe të kontinentit të Afrikës, prandaj bënë përpjekje të mëdha për gjetjen e zgjidhjes.

Bozbey gjithashtu tha se Turqi, e cila mirëpret 4 milionë refugjatë, i ndihmon ata pa dallim feje, gjuhe apo race.

Diyen Jam Laurence, Zëvendësguvernatori i Garoua-Boulai, tha se prej vitit 2014 e këtej banorët myslimanë të Afrikës Qendrore janë shpërngulur posaçërisht në zonën lindore të Kamerunit për shkak të çështjeve të sigurisë dhe skamjes, ndërsa shtoi se qyteti i tij që ndodhet në kufi me Afrikën Qendrore është ndikuar shumë për shkak të pozitës së tij gjeografike.

Laurence gjithashtu bëri të ditur se koha e koordinimit të ndihmave të bëra nga TIKA për refugjatët, numri i të cilëve arrin në rreth 70 mijë, është mjaftë e qëlluar.

Pas shpërndarjes së ndihmave fëmijëve në këtë kamp iu dhuruan edhe lodrat.

Banorët e këtij kampi falënderuan Turqinë, popullin turk dhe TIKA-n për ndihmat e dhëna.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit