19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rriten çmimet e benzinës në Arabinë Saudite

Më të lexuarat

Ministri i Energjisë së Arabisë Saudite, Halid el-Falih tha se përkundër rritjeve të fundit, çmimet e benzinës në këtë vend janë më të ulëta në krahasim me shtetet tjera

 

RIJAD (AA) – Ministri i Energjisë së Arabisë Saudite, Halid el-Falih tha se përkundër rritjeve të fundit, çmimet e benzinës në këtë vend janë më të ulëta në krahasim me shtetet tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Falih në një deklaratë për televizionin zyrtar të Arabisë Saudite tha se përkundër rritjeve të fundit, çmimet e benzinës në këtë vend janë më të ulëta në krahasim me shtetet tjera. Ai tha se “në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Oman çmimet janë më të larta”.

Duke vënë në dukje nevojën e ngritjes së çmimeve në energji, Falih tha se kjo është e nevojshme për shkak të normave të konsumimit, të cilat e vënë në pozitë të vështirë ekonominë e vendit.

Ministri Falih tha se Arabia Saudite konsumon 4.7 milionë fuçi naftë në ditë dhe se kjo përbën 35 për qind të prodhimit të naftës dhe të gazit në vend.

Arabia Saudite në fillim të vitit ka ngritur për 82 deri në 126 për qind çmimet e benzinës. Sipas kësaj çmimi i benzinës 91 oktanë, i cili ishte 0.75 rijalë saudit me një rritje prej 82 për qindësh arriti në 1.37 rijalë, kurse banzina 95 oktanë me një rritje prej 126 për qindësh nga 0.90 rijalë në 2.04 rijalë.

Eksportuesi më i madh i naftës në botë Arabia Saudite po ballafaqohet me vështirësi të të ardhurave për shkak të uljes së çmimeve të naftës bruto.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit