1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Qarku i Shkodrës ka vlerësuar me çertifikatën e mirënjohjes, pas vdekjes, një ndër personalitetet e botës islame, shkodranin Nasirudin Al-Albani (Video)

Më të lexuarat

Përmes një ceremonie, kryetari i këshillit të qarkut Shkodër Edmond Ndou nderoi pas vdekjes një prej personaliteteve të botës islame, shkodranin Nasirudin Al-Albani. Në praninë e familjarëve, deputetit Agron Çela i cili ka qënë një prej nismëtarëve të nderimit të kësaj figure, si dhe klerikëve të ardhur nga trojet shqifolëse, Ndou u ndal tek ajo që përfaqëson ky personalitet, jo vetëm për mUslimanët, por për mbarë shqiptarët.

Emri i Nasirudin Al-Albanit u bë një pasaportë për Shqipërinë, pasi të gjithë e njihnin dijetarin e shquar.

Nderimi i dijetarit të hadithit, është një vlerësim që Shkodra i bën birit të saj, i cili kudo ka mbartur me krenari emrin shqiptar dhe prejardhjen e tij, tha imami i njohur nga Kosova, Dr. Shefqet Krasniqi.

Mori emrin Shejh Albani, pasi nuk donte të humbiste identitetin e tij dhe me këtë emër u bë i njohur në të gjithë botën. Në vitin 1999 ju dha çmimi “Mbreti Fejsal” për hulumtime shkencore dhe shërbim të shkencave të hadithit, çmim ky që i jepet njerëzve të përzgjedhur që i kanë shërbyer fesë dhe shkencave të saj.

Hoxha Bekir Halimi ishte i ftuar në këtë ceremoni si nxënësi i parë shqiptar i dijetarit të njohur Nasirudin Al-Albani. Përveç kësaj, Hoxha Bekir Halimi ka pasur një rol të rëndësishëm në lidhjen dhe bashkëpunimin midis dijetarit el-Albani dhe komunitetit tonë. Ai ishte një nga të parët që pati mundësinë të takohej personalisht me el-Albanin dhe që prej atij momenti u bë një urë lidhëse mes tij dhe popullit shqiptar. Përmes veprimtarive të tij, Hoxha Bekir Halimi ka kontribuar në përhapjen e dijes dhe mësimeve të el-Albanit në trojet shqiptare, duke luajtur një rol kyç në edukimin dhe frymëzimin e shumë besimtarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit