3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Pyetje nga një motër: Kam ngushtim të kanalit të hundës dhe më duhet ndërhyrje; a mund të drejtoj kockën e hundës njëkohësisht dhe a është kjo zbukurim apo kthim në normalitet?

Më të lexuarat

Pyetja: Kam një problem me hundën, kam ngushtim të kanalit të hundës dhe më kanë thënë se duhet të bëj ndërhyrje. Me këtë rast, a lejohet të bëj dhe një ndërhyrje për drejtimin e kockës së hundës, pasi e kam shumë të kthyer? A bën pjesë tek zbukurimi apo thjesht kthim në normalitet?

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij.

Gjykimi i kësaj ndërhyrje për drejtimin e kockës së hundës varet sesa është ajo e anuar; nëse është shumë e anuar që del nga normaliteti, në këtë rast lejohet që ta bësh këtë ndërhyrje për ta larguar këtë mangësi dhe për ta kthyer kockën e hundës në normalitet.

Por nëse kocka e hundës nuk është shumë e shtrembëruar dhe është në përmasat e të qënurit normal (pra, nuk del nga normaliteti), në këtë rast nuk lejohet ndërhyrja.

Dijetari Ibn Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:

“Zbukurimi është dy llojesh:

– Lloji i parë: Largimi i defektit dhe kjo është e lejuar.
Nëse hunda e një personi mund të jetë e anuar lejohet që të bëjë ndërhyrje për ta ndryshuar atë, për shkak se kjo llogaritet heqja e një të metë ose defekti (për ta kthyer atë në normalitet).

– Lloji i dytë: Përmirësimi ose zbukurimi i mëtejshëm, kjo nuk është e lejuar, dhe për këtë ka mallkuar Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-.”

Allahu e di më së miri!.

Përgjigje nga Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit