3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Putin ushqen mitin serb të viktimës

Më të lexuarat

Gjuha e presidentit rus, sërish te bombardimet e NATO-s në 99-ën

“Sapo filluan ngjarjet në Jugosllavi, Boris Jelcin ngriti zërin në mbështetje të serbëve, pasi ne nuk mund të mos i mbronim serbët, sepse serbët janë një popull i veçantë afër nesh, me kulturë ortodokse. Ky është një komb që ka vuajtur për breza të tërë”, tha Putin, duke ushqyer dhe më tej mitin e një Serbie viktimë, një lloj propogande zyrtare që është shndërruar në ideologji nga Beogradi, edhe me aktorë kulturorë e jo vetëm politikë. Ndërkohë, është Serbia që u shkaktuar vuajtje popujve të tjerë, deri dhe genocide.

Siç tha ai, përkundër kësaj, SHBA-të vendosën të shkelin ligjin ndërkombëtar dhe të bombardojnë Beogradin.

“Për më tepër, kur Rusia kundërshtoi dhe shprehu indinjatën, çfarë u tha? Karta e OKB-së dhe e drejta ndërkombëtare janë të vjetruara. Tani të gjithë i referohen ligjit ndërkombëtar edhe pse në atë kohë thoshin se gjithçka ishte e vjetëruar, gjithçka duhej ndryshuar. Vërtet, diçka duhet ndryshuar, sepse balanca e fuqive ka ndryshuar, kjo është e vërtetë, por jo në atë mënyrë”, tha lideri rus.

Presidenti rus thekson se vendi i tij pranoi vullnetarisht shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, me shpresën se pas vitit 1991 do të mirëpritet në “familjen vëllazërore të kombeve të qytetëruara”, por vëren se “asgjë e tillë nuk ka ndodhur”.

“Na mashtruan. Premtimi ishte se NATO nuk do të zgjerohej në lindje, por kjo ndodhi pesë herë. Kishte pesë valë zgjerimi. Ne i toleruam të gjitha. Ne u përpoqëm t’i bindim ata”, deklaron presidenti rus, duke kujtuar se ai personalisht, ashtu si Jelcin, i ka zgjatur disa herë SHBA-së dorën e miqësisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit