13.8 C
Pristina
Sunday, February 25, 2024


Frika europiane për gjashtë miliard eurot në Ballkan

Më të lexuarat

Thirrje për kontroll të rreptë të parave të BE-së në rajon

Gjykata Evropiane e Auditorëve njoftoi, me rastin e propozimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor prej gjashtë miliardë eurosh, se paratë shtesë të Bashkimit Evropian duhet të mbrohen shtesë.

Siç thuhet në njoftimin e kësaj gjykate, synimi i Instrumentit të propozuar për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, vlera e të cilit është gjashtë miliardë euro, është të ndihmojë partnerët në rajon në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE.

Siç shtohet, afrimi ekonomik i gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja është konsideruar i pamjaftueshëm prej vitesh dhe në përgjigje të kësaj, Komisioni Evropian propozoi në nëntor 2023 krijimin e një instrumenti financimi të quajtur Instrumenti për Reforma dhe Rritjë për Ballkanin Perëndimor, si pjesë e një plani të ri të rritjes për rajonin.

Në njoftimin për shtyp theksohet se synimi është përdorimi i instrumentit për të stimuluar rritjen ekonomike, për të rritur konvergjencën socio-ekonomike me vendet e BE-së dhe për të përshpejtuar përafrimin me vlerat dhe ligjet e BE-së, me synimin e anëtarësimit në të ardhmen.

Auditorët e BE-së mirëpritën futjen e kërkesave më të rrepta për financim, për të cilat tha se është bërë duke lidhur pagesat me përmbushjen e kushteve që do të përcaktohen në programet e reformës për vende të ndryshme.

Keqpërdorim i mundshëm i parave të BE-së

“Megjithatë, ekziston rreziku që kushtet për disbursimin e mjeteve të mos jenë mjaftueshëm ambicioze dhe treguesit të mos jenë mjaftueshëm të qartë dhe të matshëm. Është gjithashtu e vështirë të sigurohet se reformat do të jenë të qëndrueshme, veçanërisht kur merret parasysh kapaciteti i pakënaqshëm administrativ në atë rajon”, tha anëtarja e Gjykatës Evropiane të Auditorëve, Laima Liucija Andrikiene.

Siç shtoi ajo, kur flitet për programet e reformës, roli i Komisionit Evropian nuk duhet të kufizohet vetëm në shprehjen e kundërshtimeve, por duhet t’i mundësojë atij t’u kërkojë qeverive të Ballkanit Perëndimor që të rishikojnë ose ndryshojnë këto programe nëse është e nevojshme.

Duke qenë se më shumë se 14 miliardë euro janë vënë tashmë në dispozicion të vendeve të para-anëtarësimit, përfshirë Turqinë, brenda buxhetit aktual të BE-së, auditorët theksuan se shumat që do të sigurohen sipas instrumentit të propozuar përfaqësojnë një rritje të konsiderueshme, më shumë se 40 për qind, të financimit të planifikuar për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2027. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit