3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Putin ka 40 miliardë USD pasuri? SHBA e akuzon për herë të parë

Më të lexuarat

Vladimir PutinThesari amerikan i tha BBC se vlerësojnë se presidenti rus, Vladimir Putin është i korruptuar.
Qeveria amerikane ka vendosur tashmë sanksione ndaj ndihmësve të Putin, por mendohet se është hera e parë që e akuzojnë direkt atë për korrupsion.
Zëdhënësi i Putin i tha BBC se “nuk është e nevojshme të përgjigjesh pasi këto janë trillime”.
Adam Szubin, që mbikëqyr sanksionet e Thesarit amerikan, tha për BBC se presidenti rus është i korruptuar dhe se qeveria amerikane e di këtë prej “shumë, shumë vitesh”.
“Ne e kemi parë atë teksa pasuron miqtë e tij, aleatët e ngushtë dhe marxhinalizon të gjithë ata që nuk i sheh si miq. Kudo që është pasuria, në energji apo kontrata shtetërore, ai dërgon ata që beson se i shërbejnë atij dhe përjashton ata që nuk e bëjnë këtë. Për mua, kjo është një panoramë korrupsioni”.
Szubin nuk e komentoi një raport sekret të CIA-s, që thekson se pasuria e Putin shkon deri në 40 miliardë dollarë.
Por ai tha se Putin ka një pasuri të fshehur të jashtëzakonshme.
BBC ka folur me disa të brendshëm, që thonë se kanë informacione të dorës së parë për pasurinë e Putin.
Dmitry Skarga, që drejtonte dikur kompaninë shtetërore të anijeve, Sovcomflot, thotë se ai ka mbikëqyrur transferimin e një jahti 35 milionë dollarësh tek Putin.
Ai tha se jahti Olympia, i gjatë 57 metra, ishte dhuratë nga rusi i famshëm, Roman Abramovich.
Presidenti rus nuk e ka komentuar këtë akuzë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit