1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Puna para jetës?! Debate mbi gazetarin pakistanez që u zhyt në ujë për të raportuar

Më të lexuarat

Gazetari pakistanez që raportoi ‘live’ nga një zonë e përmbytur, me ujin që i arrinte deri në qafë, ka ndezur debate. Azadar Hussain, po raportonte për përmbytjet në një rajon në pakistanin qendror, për një kanal lokal lajmesh. Duke kaluar linjën tek gazetari, prezantuesi i televizionit në studio tha se ai ishte zhytur në ujë për të shpjeguar vështirësinë me të cilën është përballur popullata lokale. Vetëm koka dhe mikrofoni i tij, qëndronin mbi ujë. Vetë gazetari shpjegonte se uji nga lumi indus, kishte mbuluar mijëra hektarë tokë bujqësore dhe se tani kërcënonte zonat e banuara.

Por, reagimet në median sociale ndaj këtij raportimi, ishin të përziera. Disa flisnin për sigurinë e rrezikuar të gazetarit, të tjerë thonin se ai kish demonstruar situatat e rrezikshme në të cilat disa kompani mediatike i përfshinin gazetarët e tyre. Disa përdorues të “Twitter”-it thonin se ky ishte një standard i ri i gazetarisë, të tjerë ishin të shokuar nga dedikimi i gazetarit.

Por, disa gazetarë të tjerë pakistanezë ndaleshin tek ana serioze e çështjes. Kjo sipas tyre, tregon shumë për mënyrën se si kompanitë mediatike trajtojnë stafin e tyre, veçanërisht reporterët që punojnë në zonat e thella.

“Duke supozuar se ai nuk po qëndron ulur, kjo është e rrezikshme dhe dyshoj se ai ka sigurim jete nga punëdhënësi”, shkruan një prej tyre.

Në Pakistan, është kulmi i sezonit të musonëve dhe moti me shi pritet të vazhdojë edhe ditët në vijim. 71 persona kanë humbur jetën në Pakistan, muajin e kaluar si pasojë e vërshimeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit