0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Puna më e mirë në Ramazan!

Më të lexuarat

Nga punët më me vlerë e më të nderuara që çdo musliman duhet të përpiqet ta kryejë në këto netë e ditë të bekuara, (lus Zotin të na e mundësojë), është:

Leximi i Kuranit

Muaji i Ramazanit i karakterizuar si muaji i Kuranit, duhet që muslimani ta shtojë leximin e tij.
Si ishte kujdesja e të parëve tanë të mirë ndaj Kuranit?

– Xhibrili alejhisSelam ia përsëriste Profetit, salAllahu alejhi ue selem, Kuranin në Ramazan.
– Uthman ibn Affan, radijaAllahu anhu, në çdo ditë bënte hatme të Kuranit.
– Disa selefë, i bënin hatme gjatë namazit të natës, në tre netë, disa në shtatë e disa në dhjetë netë.
– Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, bënte 60 hatme gjatë Ramazanit, jashtë namazit.
– El-Esued, Allahu e mëshiroftë, lexonte të gjithë Kuranin në dy netë, në Ramazan.
– Ez-Zuhri, Allahu e mëshiroftë, kur hynte muaji i Ramazanit largohej nga hadithi dhe mexhliset e dijes, i kushtohej leximit të Kuranit nga mus’hafi.
– Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, kur hynte Ramazani, linte çdo adhurim tjetër dhe i kushtohej leximit të Kuranit.

‎البسيط في علم التجويد~

—————————

/t.me/aminandreu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit