14.3 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Tregim për të marr mësim!

Më të lexuarat

Thuhet se:
“Një mbret prej mbretërve arabë burgosi një njeri nga një fis tjetër.
Kur e marrin vesh, vjen fisi i tij bashkë me parinë dhe prijësit, që të ndërmjetësojnë për të.
Mbreti u thotë:
“Kush është ky burrë që paskeni ardhur të gjithë për të ndërmjetësuar për të?”
Ata një zëri i thanë:
“Është mbreti ynë!”
Mbreti u tha:
“Nuk na ka treguar për veten e tij.”
Thanë:
“Nuk do të përulet, prandaj, dhe ka dashur që të tregojë forcën me popullin e tij.”
Atëherë, mbreti e liron burrin.
Pas disa ditësh mbreti merr vesh se ai burrë kishte qenë bariu i deveve të tyre.
Mbreti dërgon dikë që t’ia sqaronin se çfarë kanë bërë.
Dhe mbretit i vjen përgjigjia:
“Askush prej nesh nuk është princ nëse na poshtërohet bariu ynë.”

▪️Dobia dhe mesazhi:
“Mos prit të mira nga një popull, kur i humb e drejta e të dobtit.”
—————————

/t.me/aminandreu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit