Gazeta prestigjioze e Egjiptit “Al Bahabh News”, më datë 26.11.2022 ka publikuar intervistën ekskluzive më Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, realizuar me gazetarin e famshëm të kësaj gazete z, Mahmud Semir, në gjuhën arabe dhe angleze. E njëjta më pas është publikuar edhe në faqen oficiale të kësaj gazete, ku ka një numër të madh ndjekësish online.
Në këtë intervistë të titulluar: “Egjipti gëzon vend të rëndësishëm tek të gjithë muslimanët e botës”, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai flet për Islamin në kohë, për muslimanët në përgjithësi dhe për Bashkësinë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut në veçanti, për qendrat islame kudo nëpër Botë të cilat janë pjesë e BFI e RMV,organizimin e jetës fetare në RMV dhe jashtë saj, sidomos në vendet perëndimore, për tolerancën dhe bashkëjetesën mes muslimanëve me besimet tjera, mbi islamofobinë në Evropë dhe mënyrat se si të ndryshohen këto bindje negative përmes sjelljeve shembullore të muslimanëve dhe inkuadrimin e tyre sa më të mirë në jetën shoqërore e kulturore në këto vende.
Reisul Ulemaja poashtu flet edhe për organizimin shoqëror, social e politik të vendit dhe peshën e rëndësinë në vendimmarrje që e kanë politikanët të besimit islam në RMV, si dhe plagën e vjetër të mërgimit dhe pasojat e saj.