11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Pse t’i mësojmë fëmijët ta duan Allahun e Lartësuar?!

Më të lexuarat

1) Allahu i Madhëruar është Ai që na krijoi nga hiçi, e përsosi krijimin tonë, na ngriti e nderoi mbi shumë krijesa të tjera, na begatoi me begatinë më madhështore, fenë islame. Na furnizoi me shumë mirësi të cilat nuk i meritojmë, Ai është Allahu që na premtoi Xhenetin, si shpërblim të veprave tona të cilat, gjithashtu, janë begati dhe furnizim nga Ai; pra, Ai është Allahu që na bën nder e mirësi në fillim e fund.

2) Nga dashuria për Të rrjedh nderimi, madhërimi dhe respektimi për Të, haptazi e fshehurazi. Ah, sa shumë kemi nevojë që fëmijët tanë ta respektojnë Zotin e tyre dhe ta nderojnë Atë në vend që lidhja e tyre me Zotin të jetë e ndërtuar vetëm mbi frikën nga dënimi i tij apo nga zjarri i Xhehenemit, por të jetë adhurimi i tyre ndaj Tij, kënaqësi shpirtërore që e jetojnë duke i ruajtur ata nga rrëshqitjet.

3) Ai është Allahu i Gjalli, i Përjetshëm, Mbajtësi i gjithçkaje, i cili nuk vdes kurrë. Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Ai është me ta kudo që të jenë, Ai është që i vështron, i ruan dhe përkujdeset për ta më shumë se sa prindërit e tyre. Rrjedhimisht, të lidhurit e fëmijëve me Zotin e tyre duke e dashur Atë llogaritet një domosdoshmëri, e kështu ta njohin që kanë një mbështetje të fuqishme, e Ai është Allahu i Madhëruar.

4) Kur ata ta duan Allahun e Lartësuar do ta duan Kuranin famëlartë, do të jenë të kujdesshëm për namazin. Kur ta dinë që Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën, atëherë do të bëjnë çdo gjë që është e bukur. Kur ata ta dinë që Allahu i do ata që shumë pendohen, pastrohen, janë vepërmirë, japin lëmoshë, janë durimtarë, mbështeten në Allahun, janë të devotshëm, e kështu me radhë, atëherë do të përpiqen që të stolisen me këto virtyte në kërkim të dashurisë dhe kënaqësisë së Tij, në kërkim të mbështetjes, përkrahjes dhe mbrojtjes së Tij ndaj tyre.’ Kur ta dinë që Allahu nuk i do tradhtarët, jobesimtarët, mendjemëdhenjtë, të padrejtët, zullumqarët e keqbërësit, do të largohen nga këto cilësi me gjithë forcat e tyre gjithmonë në kërkim të dashurisë së Allahut dhe ëndjen për kënaqësinë e Tij.

5) Dashuria ndaj Allahut lind ndjenjën se Allahu na përkrah, me c’rast nga kjo rrjedh ndjenja e qetësisë, prehjes dhe qëndrueshmërisë, mosbrengosjes dhe mërzisë. Kështu arrihet shpëtimi i shpirtit dhe trupit nga sëmundjet psikike dhe fizike dhe më e rëndësishmja: shpëtimi nga gjynahet dhe gabimet.”

Libri: “Pyetjet e fëmijëve rreth besimit”
Autor: Abdullah Ibn Hamed Rakef

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit