2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pse nuk u përmend emri i Hamanit, ministrit të Faraonit në Tevrat dhe Bibël?!

Më të lexuarat

Pse nuk u përmend emri i Hamanit, ministrit të Faraonit?
Në Tevrat dhe Bibël?!

Ky emër përmendet në Kuranin Fisnik si shërbëtor i Faraonit, ndërsa ne nuk kemi gjetur ndonjë referencë për të në Bibël apo Tevrat.

Kjo zgjoi kureshtjen e shkencëtarit francez te anatomisë (Maurice Bucaille) – i cili u konvertua në Islam pas kesaj ngjarje.

Kjo eshte historia. Ai kërkoi sekretin e këtij emri, kështu që shkoi tek një nga specialistët francezë të historisë së Egjiptit të lashtë dhe i ofroi emrin dhe i kërkoi që të përkthente kuptimin e këtij emri në gjuhën hieroglife. Pas kërkimit dhe përkthimit doli që ky emër ”Haman” ishte: shefi i guroreve!!

Maurice Bucaille i tha ekspertit: Nëse do t’ju thoja se kisha gjetur një dorëshkrim më shumë se 1400 vjet më parë në të cilin ai shkruante se Hamani ishte ministri i Faraonit dhe shefi i arkitektëve dhe ndërtuesve, çfarë do të thoshit për këtë??

Eksperti u ngrit nga vendi dhe bërtiti: Është e pamundur. Ky emër eshte përmendur vetëm në gurët e lashtë të Egjiptit të lashtë dhe në shkrimin hieroglifik. Njëri prej tyre është në muzeun Hof në Vjenë, kryeqyteti i Austrisë. Ky informacion përmendet vetëm prej personit që ka deshifruar hieroglifet dhe ka ditur kuptimin e fjalës Haman dhe kjo nuk ka ndodhur deri në vitin 1822. Ku është ky dorëshkrim??

Pastaj (Maurice Bucaille) hapi një kopje të përkthyer të Kuranit dhe i tha lexo, kjo është mrekullia e Muhamedit a.s. Kur’ani i Shenjtë…

E faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, m’i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse unë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar”.

Perkthim: Burim Dalipi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit